Bordi i ri i AGK-së, mbanë mbledhjen e parë të mandatit trevjeçar
Në udhëheqje me Kryetarin e rizgjedhur, Xhemajl Rexha, Bordi i ri i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, i votuar nga Kuvendi i Anëtarëve më 6 korrik 2024, ka mbajtur mbledhjen e parë të mandatit.
Rexha së bashku me Nënkryetaren e AGK-së, Naile Dema Selmani dhe anëtaren e rizgjedhur, Florandë Morina, informuan kolegët për angazhimin e deritanishëm të organizatës, projektet të cilat janë duke u implementuar, organizatat vendore e ndërkombëtare që e mbështesin AGK-në, si dhe diskutuan ide të reja për përmirësimin e kushteve të punës së gazetarëve, e të tjera.
Në Kuvendin e 6 korrikut, Anëtarë të Bordit të AGK-së, u votuan: Naile Dema Selmani (Radio Dukagjini), Milot Hasimja - (Klan Kosova), Florandë Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Mehmet Krasniqi (TV Dukagjini), Fatlum Jashari (ATV), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express).