News

Gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë shënojnë Ditën e Pavarësisë së Ukrainës


3217-title

Në nder të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, organizuan një event për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, në të cilin mori pjesë edhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomás Szunyog.

Lydmila Makei, Oksana Chikanchy, Viktoria Kaidash, Liudmyla Mekh, Serhii Shevchenko, Olga Lisnycha, Olha Praidko, Liudmyla Lukianchenko, Tetiana Kraselnykova, Lilia Vorobiova, Volodymyr Martyno, Nazar Chaban, Yaroslav Tkachenko dhe Maryna Zhyvotkova, patën rastin të flasin me ambasadorin Szunyog dhe kolegët nga ECPMF, Lutz Kinkel dhe Sergei Medvedev angazhimin e tyre profesionalë nga Kosova për Ukrainën.

Gazetarët ukrainas janë strehuar në Kosovë nga muaji prill i vitit të kaluar në kuadër të programit Journalists in Residence - Kosovo. Ky program është iniciuar nga ECPMF, implementohet nga AGK-ja, financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt.

Share this Post: