News

Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës me Bordin e ri Këshillëdhënës


4157-title

Gjatë konferencës së sotme “Nga Analiza në Veprim: Fuqizimi i lidershipit të grave dhe luftimi i dezinformimit me bazë gjinore në Kosovë”, Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës prezantoi përbërjen e re të Bordit Këshillëdhënës.

RrGGK falënderon përzemërsisht Gentiana Begolli Pustinën dhe Qëndresë Tërshanin për angazhimin, kontributin dhe mbështetjen e tyre gjatë mandatit në Bordin Këshillëdhënës.

Në përbërjen e re, Leonida Molliqaj vazhdon angazhimin e saj nga bordi paraprak, ndërsa asaj i bashkohen Ardiana Thaqi Mehmeti dhe Maria Berishaj Sylejmani.

Me Bordin Këshillëdhënës, Rrjeti do të vazhdojë të punojë për fuqizimin e grave në media dhe përmes medias, të mbështesë gratë gazetare dhe të monitorojë në mënyrë sistematike përmbajtjet mediale që diskriminojnë, cenojnë apo rrezikojnë pozitën e grave në shoqëri.

Share this Post: