Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Laurent Krasniqit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i tronditur me rastin e vdekjes tragjike të Laurent Krasniqit.
Për disa vjet, Laurenti ka punuar si kameraman në disa media, duke përfshirë T7, TV Dukagjini, Tëvë1 dhe të tjera. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në skenën mediale me punën e tij profesionale, dhe do të kujtohet për kolegialitetin e pashoq tek i gjithë komunitetit medial në vend.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve që kanë punuar bashkë me të.











