News

U mbajt trajnimi për raportim mbi të drejtat e punëtorëve, punëtorëve migrantëdhe sigurinë në vendin e punës i organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ILO dhe GIZ


3917-title

Gazetarë dhe përfaqësues të mediave morën pjesë në trajnim me qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive për raportim profesional mbi të drejtat e punëtorëve, migrimin për punë dhe sigurinë në vendin e punës.

Trajnuesit dhe temat kryesore:

  • Lejo Sibbel, nga ILO Budapest, prezantoi standardet ndërkombëtare të punës dhe raportimin për aksidentet në vendin e punës.
  • Zsolt Dudas, ILO Budapest, trajtoi çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
  • Vesel Zhinipotoku, Inspektorati i Punës, prezantoi kornizën ligjore të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
  • Yll Zekaj, Ekspert ligjor në AGK, foli për aspektet ligjore të raportimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
  • Mélanie Belfiore, ILO HQ Gjenevë, theksoi rolin e medias në ndërtimin e narrativave të balancuara mbi migrimin.
  • Rozafa Jahaj, GIZ Kosovë, udhëhoqi diskutimet mbi sfidat dhe praktikat e mira në raportimin për punëtorët migrantë.

Ky trajnim synon të fuqizojë gazetarët për të raportuar me profesionalizëm dhe përgjegjësi për çështje që prekin drejtpërdrejt të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

Kjo nismë realizohet në partneritet me GIZ Kosovën, Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), Inspektoratin Qendror të Punës dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Share this Post: