Bashkohuni në Akademinë në fushën e raportimit për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Raportimin e Sensibilizuar për Konflikt
forumZFD- Programi në Kosovë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) kanë kënaqësinë të ju njoftojnë për hapjen e aplikimeve për “- Akademia në fushën e raportimit për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Raportimin e Sensibilizuar për Konflikt” për gazetarë dhe studentë të gazetarisë. Qëllimi i trajnimeve është pajisja e pjesëmarrësve me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të naviguar në mënyrë efektive përmes raportimit mbi gazetarinë e sensibilizuar për konflikte dhe trajtimin e ndjeshëm të ngjarjeve të së kaluarës
Akademia ofron disa module trajnimi që mbulojnë tema të rëndësishme rreth gazetarisë së sensibilizuar për konflikt dhe ballafaqimin me të kaluarën:
Moduli 1: Hyrje në Gazetarinë për paqe
Moduli 2: Lajmet e rrejshme në Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK)
Moduli 3: Raportimi për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK)
Moduli 4: Roli i medias në procesin e pajtimit
Si është strukturuar trajnimi?
Të gjitha modulet do të mbahen në Kosovë (Prishtinë) nga data 16 mars deri më 27 prill. Do të jenë gjithsej katër module. Këto module do të mbulohen nga ekspertë dhe profesionistë të medias me përvojë të gjerë në media dhe në fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën (BmK) dhe Gazetarinë e sensibilizuar për konflikt.
Pjesëmarrësit që e përfundojnë trajnimin me sukses do të marrin certifikata për përfundim të suksesshëm të trajnimit dhe gjithashtu do të ju mundësohet publikimi i një shkrimi, podcasti ose bllogu në portale të rëndësishme mediale, për këtë pjesëmarrësit do të kompensohen edhe financiarisht. Përveç kësaj, pjesëmarrja aktive gjatë moduleve do t'u mundësojë gazetarëve të marrin pjesë në vizitën studimore rajonale.
Pasi të trajnohen, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që në vazhdimësi të shkruajnë artikuj edhe për magazinën e forumZFD-së, si dhe artikuj më të shkurtër në blogun e Ballafaqimit me të Kaluarën (BmK).
Kush mund të aplikoj?
- Mund të aplikojnë gazetarët të cilët janë banorë të ligjshëm të Kosovës dhe mbi moshën 18 vjeçare në momentin e aplikimit.
- Gazetarët duhet të jenë në marrëdhënie pune në mediat e regjistruara në Kosovë apo të kontraktuar për shërbim.
- Studentët e departamenteve të Gazetarisë, Komunikimit Masiv, Dizajn Komunikimi në universitet shtetërore apo private.
Nëse jeni të interesuar aplikonikëtu.
Për çdo paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni!
forumZFD: hajrullahu@forumZFD.de
AGK: leonita.morina@agk-ks.org
Afati për aplikim fillon: 23 shkurt dhe mbyllet më 8 mars 2024!