Lajmet

Dita 3 e vizitës së gazetarëve kosovarë në Irlandën Veriore


3482-title

Të mërkurën, kemi eksploruar historinë e pasur dhe kemi dëgjuar rrëfime të forta për qytetin e Derry/Londonderry, duke u nisur nga një ecje mbi Urën e Paqes, e cila u bë simbol i rrugës së qytetit drejt pajtimit.

Pas ecjes,u mirëpritëm nga Gerard Deane në Holywell Trust, ku mësuam për punën e kësaj organizate në promovimin e paqes dhe mirëkuptimit në komunitet.

Pjesa kryesore e ditës së tretë të vizitës ishte fjalimi i Richard Moore, i cili e ndau me ne rrëfimin e jashtëzakonshëm të faljes dhe pajtimit. I verbëruar në moshën 10 vjecare nga plumbi i një ushtari britanik, Richardi më vonë u takua dhe e fali ushtarin që e verbëroi. Të dyja delegacionet, nga Kosova dhe Irlanda Veriore u inspiruan nga mesazhet e tij për pajtim dhe falje.

Në fund të vizitës, kishim mundësinë të shohim disa prej simboleve më të rëndësishme të qytetit, duke përfshirë Derry Walls, Free Derry Corner, skulpturën the Hands Across the Divide, dhe murarlin nga seriali ikonin Derry Girls.

Projekti i Gazetarisë së Paqes u financua nga Foreign, Commonëealth, and Development Office nëpërmjet Ambasadës Britanike në Prishtinë.

Share this Post: