Lajmet

EFJ reagon për sulmet e Hysamedin Ferajt ndaj AGK-së : "E mbështesim AGK-në dhe punën e tyre të rëndësishme"


2773-title

Federata Evropiane e Gazetarëve - EFJ, ka reaguar ndaj deklaratës së Hysamedin Ferajt se "AGK-ja është organizatë e rrezikshme për shtetin dhe se po punon kundër vlerave të gazetarisë evropiane".

"Është krejtësisht e papërgjegjshme të promovohet publikisht urrejtja dhe të drejtohet gishti ndaj gazetarëve në këtë mënyrë. Ne dënojmë këtë sjellje të turpshme dhe e mbështesim AGK-në dhe punën e tyre të rëndësishme që e bëjnë për gazetarët në Kosovë", kanë shkruar EFJ në Twitter.

May be a Twitter screenshot of text that says 'You Retweeted GEFJ EFJ HW @EFJEUROPE #Kosovo It is totally irresponsible to publicly promote hate and point fingers at journalists like this. We condemn the shameful behaviour and back @AGK_AJK and their important work for journalists in Kosovo. agk-ks.org/lajmet/agk-a-... AGK @AGK_AJK Nov 9 agk-ks.org/lajmet/ag-a-... 10:20 AM Nov 12, 2021- Twitter Web App'

Feraj, të martën në një prononcim për media ka thënë se AGK-ja është një organizatë e rrezikshme për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, por para së gjithave për qytetarët e saj, sepse sipas tij ka mbrojtur dhe vazhdon të mbrojë një propagandë linçuese që bëjnë gazetarët.

Share this Post: