Lajmet

Fillon seria e trajnimeve me të moshuarit në kuadër të projektit “Fuqizimi i të moshuarëve për integritetin e informacionit”


3581-title

Sot ka filluar seria e trajnimeve me të moshuarit në kuadër të projektit “Fuqizimi i të moshuarëve për integritetin e informacionit”.

Seria ka filluar në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, ku kemi pasur kënaqësinë të bashkëbisedojmë me një grup të mrekullueshëm të të moshuarve. Gjatë vizitës pati plot diskutime të frytshme mbi tema që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme.

Shaqir Foniqi, gazetar veteran, dhe Xhemajl Rexha e Getoarbë Mulliqi ndanë përvojën dhe njohuritë e tyre me të moshuarit, duke trajtuar shqetësimet mbi lajmet e rreme dhe dezinformatat. Ata bashkëbiseduan për sfidat e orientimit në një kohë ku informacionet janë të shumta, por jo gjithmonë të besueshme.

Ky takim ishte një hap i rëndësishëm për të ndihmuar të moshuarit të kuptojnë më mirë burimet e informacionit.

Me shumë energji pozitive dhe interesim nga ana e të moshuarëve, ky projekt ka për qëllim të forcojë edukimin medial dhe t’i japë zë brezit që ruan memorien tonë kolektive.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet organizatës partnere në Kosovë, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës.

Share this Post: