Gëzuar festat e fundvitit!
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është mirënjohës për punën e palodhshme të të gjithë juve gjatë vitit 2024.
Falë raportimeve tuaja, qytetarët janë informuar për zhvillimet më të rëndësishme. 2024 ka qenë një vit sfidues për sigurinë dhe mirëqenien e gazetarëve, kameramanëve dhe foto-reporterëve, por përkundër këtyre vështirësive, ju keni dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim të pashoq.
Ju jemi mirënjohës secilit nga ju që nuk ndaluat së raportuari, edhe kur sfidat ishin të mëdha.
Shpresojmë që 2025 të jetë një vit më i qetë, më i sigurt dhe me kushte më të mira pune për të gjithë ju.
Së bashku do të vazhdojmë të mbrojmë lirinë e mediave dhe të fuqizojmë rolin e gazetarëve.
Gëzuar 2025!











