Lajmet

Konferenca vazhdon me Panelin e Parë: Fuqizimi i Rrjeteve të Grave Gazetare


3685-title

Paneli i Parë nisi me një diskutim të rëndësishëm mbi forcimin e rrjeteve të grave gazetare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të ndihmuar gratë në media të kapërcejnë sfidat dhe të krijojnë një gazetari më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Diskutimi u moderua nga Vlora Tuzi Nushi, Shefe e Zyrës, UN Women në Kosovë, me pjesëmarrjen e përfaqësueseve të rrjeteve të grave gazetare nga Kosova dhe rajoni:

Getoarbë Mulliqi – Kosovë

Elisabeta Bejkova – Maqedoni e Veriut

Irena Myzeqari – Shqipëri

Djurdja Radulović – Mali i Zi

Maša Mileusnić – Serbi

Lajla Zaimović Kurtović – Bosnje dhe Hercegovinë

Diskutimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar dhe rrjetëzimit si mjete thelbësore për të adresuar sfidat me të cilat përballen gratë gazetare, si dhe për të promovuar barazinë gjinore dhe një përfaqësim më të fuqishëm në industrinë mediatike. Përmes shkëmbimit të përvojave dhe ideve, paneli ofroi një platformë për të forcuar solidaritetin dhe për të zhvilluar mekanizma mbështetës që ndihmojnë gratë gazetare të kenë një zë më të fortë dhe më të mbrojtur në rajon.

Share this Post: