KONKURS PËR PUNË: Financier/e
Kohëzgjatja e kontratës: 12 muaj me mundësi vazhdimi
Orari: i plotë
Rreth organizatës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është organizatë joqeveritare, që ka për mision promovimin, inkurajimin dhe përmirësimin e gazetarisë cilësore dhe të hapur në Kosovë, si dhe pozitën e gazetarëve në Kosovë.
Qëllimi i pozitës
Financieri do të jenë përgjegjës për kryerjen e obligimeve financiare te organizatës dhe raportimin financiar.
Detyrat:
- Përgatit dhe regjistron librat me të dhënat e nevojshme;
- Regjistron transaksionet në softuerin për financa;
- Rakordon llogaritë e bilancit të gjendjes në baza mujore;
- Përgatit kërkesat financiare dhe pagesat të ndryshme, sipas kërkesës;
- Bën përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve;
- Bën përgatitjen e pasqyrave financiare sipas politikave/procedurave Kontabël dhe standardeve të kontabilitetit të Kosovës.
- përgatitjen/deklarimin e raporteve vjetore siç kërkohet nga Zyra Tatimore e Kosovës.
- të punojë ngushtë me stafin menaxhues lidhur me proceset e auditimit të jashtëm dhe të brendshëm;
- Gatishmëri për të ndihmuar rreth kërkesave të stafit të AGK-së.
Atributet:
- Kualifikim përkatës në financa;
- Përvojë në financa, e preferuar në organizata jo-qeveritare ose me donatorë;
- Njohje të legjislacionit dhe rregullave financiare të OJQ-ve;
- Komunikim efektiv (gojor dhe të shkruar) në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Vet-iniciativë në qasje ndaj punëve;
-I/e pavarur në kryerjen e detyrave;
Për të aplikuar për këtë pozitë ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe letrën e motivimit në office@agk-ks.org. Do të konsiderohen vetëm aplikacionet e kompletuara.
Konkursi është i hapur deri më 06 janar 2019. Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.











