Lajmet

Mbahet moduli i dytë i Akademisë për Gazetarë dhe Studentë të Gazetarisë: “Ndërtimi i Paqes në Luftimin e Gjuhës së Urrejtjes dhe Dezinformimit”, që bashkoi rreth 20 gazetarë të rinj nga komunitete të ndryshme


3833-title

Moduli u zhvillua në kuadër të projektit rajonal “Youth 4 Inclusion, Equality & Trust”, i implementuar nga UNDP dhe UNFPA, në partneritet me AGK-në, dhe trajtoi një nga sfidat më të mprehta të gazetarisë sot, gjuhën e urrejtjes.

Nën udhëheqjen e trajnerit Jeton Mehmeti, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellohen në ndikimin e mediave në perceptimin publik, të mësojnë mbi identifikimin e gjuhës së urrejtjes, rolin e fact-checking dhe rëndësinë e tregimit etik në ndërtimin e paqes.

Ky modul hapi rrugën për sesionet e ardhshme të Akademisë dhe ndërtimin e një rrjeti rajonal të të rinjve që kontribuojnë në media të përgjegjshme dhe përfshirëse.

Share this Post: