Lajmet

Mbahet moduli i dytë i Akademisë për Integritetin e Informacionit në konferencën DISICON


3573-title

Akademia për Integritetin e Informacionit - Edicioni i 3-të, ka vazhduar me modulin e dytë në konferencën DISICON, me punëtorinë "Zgjidhjet e inteligjencës artificiale për redaksitë".

Moduli i dytë u hap nga Ambasadorja Nancy Soderberg, Drejtore e lartë rezidente e Institutit Kombëtar të Demokracisë në Kosovë – NDI, dhe Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.

Ambasadorja Soderberg tha se ky sesion i konferencës për integritetit të informacionit është i jashtëzakonshëm pasi do t’i mundësojë gazetarëve se si të mësojnë për përdorimin e IA në punën e tyre. Soderbreg tha se integriteti i informacionit është sfidë për demokracinë në mbarë botën dhe se nëse mungon integriteti informacionit, dobësohen shtyllat e demokracisë.

Kryetari i AGK-së, z. Rexha, falënderoi NDI-në për mbështetjen dhe temën e diskutimit në këtë modul e cilësoi si të rëndësishme dhe tha se IA do të luajë rol të rëndësishëm në të ardhmen, andaj është koha që të bëhen pyetje se si IA do të përdoret, pasi përdorimi i saj është i pashmangshëm.

Ekspertja e transformimit digjital dhe IA, Camilla Bath, foli për inteligjencën artificale, me fokus në përdorimin e IA dhe mënyrën se si ai mund të jetë i dobishëm, duke theksuar përparësitë dhe mangësitë e përdorimit të kësaj teknologjie në raport me gazetarët gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.

Akademia për integritetin e informacionit do të vazhdojë me modulet e tjera në muajt në vijim.

Share this Post: