Më 3 maj, AGK do të shënojë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), më 3 maj, do të shënojë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
AGK do të organizojë disa aktivitete me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e lirisë së medias dhe respektimit të lirisë së shprehjes, të garantuar me nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
AGK do të fillojë aktivitetet me një instalacion artistik të vendosur në qendër të qytetit që do të përcojë mesazhin e fjalës së lirë, një e drejtë themelore për dinjitetin njerëzor, rëndësinë e lirisë së shprehjes, sigurinë dhe kushtet e punës së gazetarëve si dhe përmbushjes së misionit të tyre.
Në bashkëpunim dhe mbështetje nga Misioni i OSBE-së në Kosovë (OSCE), Zyra e Koordinatores për Zhvillim (të OKB-së në Kosovë) dhe UN WOMEN - Entiteti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizim të Grave, AGK do të organizojë gjithashtu një tryezë debati për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve me përfaqësues të medieve, shoqërisë civile dhe të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë. AGK gjithashtu do të ndajë dy çmime: Çmimin e gazetarisë për fuqizimin e grave dhe Çmimin e gazetarisë për ekonomi “Ibrahim Rexhepi”.
AGK me kënaqësi ju fton të merrni pjesë në të gjitha aktivitetet e planifikuara me rastin e 3 majit. Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes adresës elektronike office@agk-ks.org, më së voni deri më 2 maj, në orën 15:00.
Gjeni bashkangjitur agjendën e detajuar.
AGJENDA E NGJARJES: Liria e Medias dhe Siguria e Gazetarëve në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit
09:30 – 10:15 Instilacioni artistik (Sheshi Ibrahim Rugova)
10:15 – 10:30 Regjistrimi i pjesëmarrësve
Tryeza e diskutimit: "Sfidat e lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve në Kosovë" (Swiss Diamond Hotel)
Moderatore: Znj. Gentiana Begolli Pustina, kryetare e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës
10:30 – 10:50 Mirëseardhja dhe Hyrja
- Ambasadori Jan Braathu, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë
- Znj. Ulrika Richardson, koordinatore e OKB-së për Zhvillim
- Z. Rastislav Kostilnik, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë
10:50 – 11:50 Sfidat e lirisë së shprehjes, sigurisë së gazetarëve, sundimit të ligjit, mosndëshkimi i krimeve ndaj gazetarëve & Barazia gjinore në media
- Z. Imer Mushkolaj, kryetar i Bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës
- Z. Budimir Ničić, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve serb në Kosovë
- Znj. Remzie Shahini Hoxhaj, profesoreshë në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës
- Z. Abit Hoxha, hulumtues dhe doktorant në Universitetin “Ludwig Maximilian” në Mynih
- Z. Kenneth Andresen, profesor i Medias në UIA
- Znj. Evliana Berani, gazetare
- Z. Besnik Boletini, gazetar
- Z. Dren Gërguri, asistent në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës
11:50 – 12:40 Roli i zbatimit të ligjit, Prokuroria dhe rëndësia e organizatave të shoqërisë civile për mbështetjen e lirisë së medieve dhe sigurisë së gazetarëve
- Z. Besim Kelmendi, koordinator nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit për trajtimin e rasteve të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve
- Z. Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës
- Z. Arben Hoti, koordinator në Gjykatën Themelore në Prishtinë
- Z. Betim Musliu, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi / Betimi për Drejtësi (IKD)
- Z. Florent Spahija, këshilltar ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI)
12:40 – 13:00 Diskutim dhe konkluzione
13:00 – 13:30 Ceremonia e ndarjes së çmimeve
- Çmimi i gazetarisë për fuqizimin e grave
- Çmimi i gazetarisë për ekonomi “Ibrahim Rexhepi”
13:30 – 14:30 Dreka & Koktej rasti











