Ndarja e çmimeve për storiet më të mira për mjedisin
PRISHTINË, 21.12.2018 – Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, Let’s Do It në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), në një ceremoni të organizuar sot, kanë bërë ndarjen e çmimeve për storiet më të mira për mjedisin.
Çmimin e parë e ka fituar gazetarja e Kohavisionit, Drita Slivova Polisi me dokumentarin 21 minutësh “Ajri që vret”, çmimin e dytë e fitoi gazetarja e Televizionit 7, Florandë Morina me storien “Bellopoja e ndotur”, çmimin e tretë e fitoi gazetarja e Gazeta Insajderi, Drenusha Canolli me storien “Një nga një deri në asnjë – rrugëtimi për Kosovën e pastër’, ndërsa çmimin e katërt e fitoi gazetarja e Klan Kosovës, Mejreme Gashi me storien “Automekaniku vullnetarisht mirëmban Hogoshtin”.
Përveç çmimeve për storiet fituese, Let’s Do It në këtë konferencë u ka ndarë mirënjohje të gjithë gazetarëve që kanë aplikuar në konkurs.