Ndryshim në agjendën e ceremonisë “Çmimi kundër korrupsion në gazetari”
PRISHTINË, 06.12.2018 – Agjenda e ceremonisë “Çmimi kundër korrupsion në gazetari” ka pësuar ndryshim kohor. Në vend të orës 17:00, siç ishte e planifikuar paraprakisht, ceremonia do të mbahet në orën 17:30 (po të njëjtën datë - 10 dhjetor).
Ritheksojmë se ky çmim vlerëson publikisht kontributet e gazetarëve të guximshëm, të cilët përmes artikujve të tyre rrisin vetëdijesimin për korrupsionin dhe zbulojnë rastet që përndryshe mund të kishin kaluar pa u vënë re.
Ju ftojmë të zbulojmë bashkë artikullin më të mirë në gazetari hulumtuese, për këtë vit!











