Përmbyllet cikli i punëtorive “Raportimi mbi standardet e sigurisë dhe të shëndetit në punë”
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, në bashkëpunim me UN Women, e ka përmbyllur ciklin e punëtorive me temën “Raportimi mbi standardet e sigurisë dhe të shëndetit në punë”.
Folëse në punëtori ishte Dafina Halili – Kosovo 2.0 teksa të ftuara ishin edhe Dia Morina – Coalition for Women in Journalism dhe Adelina Tërshani – Rrjeti i Grave të Kosovës. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin gazetarët e medieve qendrore.
Në të gjitha punëtoritë e organizuara jemi fokusuar në prezantimin e koncepteve kryesore të standarteve të sigurisë dhe shëndetit në punë, aftësimin e gazetarëve për të raportuar mbi këto standarde në një mënyrë të paanshme, të ndjeshme gjinore dhe etike si dhe zgjerimin e njohurive të tyre se si mund të trajtohen pabarazitë gjinore përmes këtyre raportimeve. Gjatë punëtorive gjithashtu kemi mbështetur gazetarët në zhvillimin e ideve dhe metodologjive konkrete për hartimin e storjeve mbi këto tema.
Si rezultat i punëtorive është hartuar edhe udhëzuesi për gazetarët për raportim mbi zbatimin e përgjegjshëm gjinor të standardeve për punë.











