Raporti "Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve" 2018
Ky raport paraqet të gjeturat e hulumtimit të tretë të zhvilluar në kuadër të projektit rajonal Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokim të Lirisë së Medieve dhe Sigurisë së Gazetarëve, të zbatuar nga asociacionet e gazetarëve në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Raporti është vijueshmëri e studimit bazë2, i cili ka paraqitur gjerësisht gjendjen e legjislacionit, çështjet socio-ekonomike dhe politike në lidhje me lirinë e medieve dhe sigurinë e gazetarëve si dhe ka identifikuar sfidat kryesore për asociacionet e gazetarëve dhe hisedarëve të tjerë.











