Lajmet

Reagim i Forumit për Integritetin e Informacionit


3310-title

Ne anëtarët e Forumit për Integritetin e Informacionit shprehim shqetësimin tonë dhe dënojmë ndërhyrjen e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në pavarësinë e Komisionit të Pavarur të Mediave në vendimmarrje, të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.Organizimi i dëgjimeve mbikëqyrëse me qëllim analizimin, diskutimin dhe kontestimin e vendimeve të anëtarëve të KPM-së ka marrë karakter hetimor dhe disiplinues. Gjuha kërcënuese dhe linçuese, siç janë akuzat që iu janë bërë për tradhti kombëtare dhe korrupsion janë të papranueshme, meqë rrezikojnë sigurinë e tyre fizike dhe integritetin profesional, si dhe nuk përkojnë me gjuhën parlamentare.

Ne kërkojmë nga Komisioni Parlamentar për Media që ta ndërpresë menjëherë këtë praktikë të cenimit të pavarësisë së punës së anëtarëve të KPM-së, fillimisht duke anuluar mbajtjen e dëgjimit mbikëqyrës të radhës për këtë çështje.

Inkurajojmë Komisionin Parlamentar për Media ta ushtrojë funksionin mbikëqyrës të Komisionit të Pavarur të Mediave duke respektuar pavarësinë e tij në vendimmarrje.


Anëtarët nënshkrues:
1. Ardita Zejnullahu, Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës (AMPEK)
2. Bardhi Bakija, Sbunker
3. Dren Gërguri, Ligjërues
4. Flutura Kusari, Aktiviste
5. Imer Mushkolaj, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK)
6. Muhamet Hajrullahu, Gazetar
7. Miodrag Milićević, Aktiv
8. Naile Dema, Gazetare
9. Shkelzen Osmani, Action for Democratic Society (ADS)
10. Xhemajl Rexha, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)



Forumi për Integritetin e Informacionit u themelua si një mekanizëm joformal me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në dhjetor 2021, për të lehtësuar dialogun e brendshëm midis aktorëve kyç për zgjidhjet e mundshme për problemet e ambientit medial dhe të informacionit në Kosovë. Publikimet dhe reagimet e Forumit për Integritetin e Informacionit, nuk reflektojnë me doemos pikëpamjet dhe pozicionet e NDI-së dhe USAID-it.

Share this Post: