Lajmet

SafeJournalists: Të identifikohet e të ndëshkohet menjëherë personi që kërcënoi me vdekje gazetarët N1 në Serbi


3315-title

Ekipi i N1 ka pranuar kërcënime me vdekje mbrëmjen e djeshme në uebfaqen e tyre.

Në mesin e fyerjeve të shumta, e duke i quajtur tradhëtarë dhe duke i kërcënuar si “e dijmë se ku jetojnë secili gazetar/e si dhe cili/la e nget cilën makinë”, ata pranuan edhe kërcënime si “do të ju vrasim të gjithëve së shpejti”.

Kërcënimi u raportua në Prokurorinë Speciale për krime kibernetike/teknologjike.

Igor Boziq, drejtor programi i televizionit N1, thotë se në 10 vjet, nga kërcënimet e panumërta, vetëm disa raste janë zgjidhur. “Kanë kaluar disa vite që nga gjetja e autorit të fundit. Institucionet që kanë për detyrë të mbrojnë të gjithë qytetarët duhet të kenë një ndjeshmëri të veçantë ndaj gazetarëve që përfaqësojnë zërin e qytetarëve. Është një hap i vogël nga kërcënimet deri te sulmi fizik. Çfarë duhet të presin gazetarët kur marrin një mesazh se dikush do t’i vrasë dhe i njëjti autor pretendon se e di se ku jetojnë gazetarët dhe çfarë makinash ngasin? Në këtë vend askush nuk mori përgjegjësi për tre vrasje të gazetarëve dhe një për vendosjen e bombës në një apartament. Nuk e morëm vesh kurrë se kush e kërcënoi redaksinë e Danasit se do të përfundonin si gazetarët e Charlie Hebdo dhe një sërë shembujsh të tjerë drastikë. Pyetja ime është, a lejohen disa njerëz të bëjnë diçka, qoftë edhe për të frikësuar gazetarët që nuk janë në favor të regjimit?” ka thënë Boziq.

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (IJAS), dënon ashpër kërcënime të tilla të rrezikshme. Shteti duhet të dërgojë urgjentisht një mesazh të fortë se kjo lloj sjelljeje është e papranueshme dhe të dënojë kërcënimet. Vetëm dënimet e vazhdueshme dhe mesazhi për qytetarët se kërcënime të tilla janë të papranueshme, së bashku me masat represive ndaj atyre që i kryejnë dhe zgjidhja e rasteve, mund të bëjnë që aktivitete të tilla të kenë efekt frenues për ata që kërcënojnë dhe gazetarët të ndihen më të sigurt.

Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson profesionistët e mediave në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të tij IJAS dhe u bën thirrje institucioneve kompetente që sa më shpejt të gjejnë personin që ka lënë një koment të tillë dhe të procedojnë më tej këtë rast. Rrjeti gjithashtu u bën thirrje zyrtarëve publikë dhe politikanëve që të përmbahen nga synimi i mediave të caktuara në Serbi, sepse retorika e tyre inkurajon individët që më vonë të kërcënojnë mediat në këtë mënyrë.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 27.02.2024

Association of Journalists of Kosovo

Association of Journalists of Macedonia

BH Journalists Association

Croatian Journalists’ Association

Independent Journalists Association of Serbia

Trade Union of Media of Montenegro

Share this Post: