Lajmet

Saranda Ramaj, fituese e çmimit për gazetari kundër korrupsionit


2141-title

PRISHTINË, 10.12.208 - Fituese e çmimit për gazetari kundër korrupsionit për vitin 2018 është shpallur Saranda Ramaj me storien “Abuzimi me blerjen e barnave ne MSH”. Storia fituese është një hulumtim për keqpërdorimet në Ministrinë e Shëndetësisë në blerjen e barnave të listës esenciale. Shkrimi në linkun vijues:

https://web.facebook.com/anticorruptionaward/photos/pcb.344488442950263/344488006283640/?type=3&theater

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka qenë pjesë e promovimit të thirrjes dhe përzgjedhjes së panelit për një pjesë të vlerësimit (33%) të storieve të kualifikuara.

Në finale të garës për këtë çmim ishin kualifikuar katër storie:

  1. Besnik Boletini dhe Besa Kalaja: Dera e punësimeve
  2. Jeta Xharra dhe Faik Ispahiu: Aksham pazar me aeroport ndërkombëtar- 3
  3. Jeton Sopa: Zyrtari i Komunës së Prishtinës “kapet mat” duke pranuar ryshfet
  4. Saranda Ramaj: Abuzimi me blerjen e barnave ne MSH

AGK uron përzemërsisht fituesen e çmimit dhe shpreh mbështetjen për gazetari cilësore dhe gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë me organizatat përkatëse që promovojnë gazetarët dhe gazetarinë në përgjithësi.

Share this Post: