Lajmet

SDG Talks me Edita Tahiri


3692-title

Sonte patëm kënaqësinë të mirëpresim Edita Tahirin në edicionin më të ri të SDG Talks – një politikane, diplomate dhe aktiviste me një kontribut të rëndësishëm në shtetndërtimin e Kosovës. Nën moderimin e Getoarbë Mulliqi, znj. Tahiri ndau rrëfime të fuqishme mbi rrugëtimin e saj politik dhe profesional, sfidat që ka tejkaluar dhe arritjet që e kanë shënuar karrierën e saj.

Ky diskutim i veçantë na solli një analizë të thelluar mbi rolin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) në ndërtimin e institucioneve të forta dhe avancimin e barazisë gjinore. Përmes përvojës dhe vizionit të saj, znj. Tahiri ndau mësime të vlefshme për të ardhmen e politikës dhe shoqërisë sonë.

Ajo na rrëfeu për momentet kyçe që formësuan karrierën e saj, duke nisur nga frymëzimi familjar e deri te vendosmëria për të punuar me integritet. Me një mesazh të fuqishëm për fuqizimin e grave, ajo ndau këshilla të çmuara për vajzat dhe gratë që janë duke ndërtuar karrierën e tyre.

Mbrëmja u përmbyll me një diskutim të hapur dhe pyetje nga të pranishmit. Duke krijuar një hapësirë të frytshme për shkëmbim idesh dhe përvojash.

Faleminderit të gjithëve që u bënë pjesë e kësaj mbrëmje frymëzuese!????

Ky aktivitet është pjesë e projektit të UN Women Kosovo “Adresimi i ndikimeve të dhunës me bazë gjinore në Kosovë dhe fuqizimi i të mbijetuarve për të luftuar stigmën dhe për të folur hapur”, e mbështetur nga British Embassy Pristina.

Share this Post: