SHPËRBLEHEN GAZETARËT E ÇMIMEVE VJETORE “ÇMIMI I GAZETARISË PËR VARFËRINË”
PRISHTINË, 14.10.2019 - Për nder të Ditës Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), nën koordinimin e Zyrës së Koordinatores për Zhvillim, ka ndarë çmimet vjetore “Çmimi i Gazetarisë për Varfërinë”.
Çmimi për video-storjen e shkurtër më të mirë i është ndarë gazetares Rejhane Selimi nga Klan Kosova, me storjen “Familja Maloku jeton në kushte të vështira”.
Dokumentari “Lëmosha: Biznes apo Nevojë?” i autores Kaltrina Rexhepi Dragusha, u shpall më i miri në këtë kategori.
Ndërkaq, çmimi për audio-storjen më të mirë, i është ndarë gazetares Bardha Shkreli të Radio Kosovës për raportazhin e saj mbi varfërinë.
Çmimi për storjen e shkruar më të mirë iu nda Besnik Boletinit, për artikullin “Varfëri, pasiguri, vdekje”.
Ndërsa, për fotografinë më të mirë, u shpërblye fotoreporteri Arben Llapashtica.