Lajmet

Mbahet mbledhja e Bordit të AGK-së


4005-title

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Pas largimit nga angazhimi i tij në media, anëtari i Bordit Fatlum Jashari ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e tij si anëtar i Bordit të AGK-së.

Në përputhje me Statutin e AGK-së, vendin e tij në Bord e zë Valmira Halimi, redaktore në gazetën Zëri, si kandidatja pasuese me më së shumti vota nga procesi zgjedhor i fundit.

Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, dhe Drejtorja Ekzekutive, Getoarbë Mulliqi, e njoftuan anëtaren e re me aktivitetet aktuale të organizatës, projektet që po zhvillohen aktualisht, si dhe me planet dhe iniciativat e ardhshme të AGK-së.

Share this Post: