Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetares Shukran Nobërdali-Qyqalla
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me pikëllim të thellë, ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të gazetares së RTK-së, Shukran Nobërdali-Qyqalla.
Nobërdali-Qyqalla kishte qenë pjesë e RTK-së që nga themelimi i saj në vitin 1999, duke kontribuar për dekada në redaksinë informative si gazetare dhe si autore e emisionit shëndetësor “Medika”, i cili u realizua me përkushtim për më shumë se dy dekada.
AGK i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan punën e saj.











