Lajmet

Telegram ngushëllimi për vdekjen e kameramanit, Rexhep Shehu


2281-title

PRISHTINË, 29.02.2020 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me dhimbje të thellë mori lajmin për vdekjen e kameramanit e RTK-së, Rexhep Shehu, pas një sëmundje të rëndë në moshën 67 vjeçare.

Shehu ka qenë punëtor i RTK-së për më shumë se katër dekada, që prej fillimit të asokohe Radio Televizionit të Prishtinës, për të vazhduar më pas prej vitit 1999 në programin e sportit të RTK-së. Ai po ashtu ishte edhe anëtar nderi i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

Shehu ka qenë shembull i profesionalizmit dhe falë punës shumë vjeçare nëpër terrenet e palestrat sportive në Kosovë dhe jashtë saj, do të mbahet mend nga të gjithë si njeri shumë i përkushtuar në profesionin e tij të kameramanit.

AGK i shprehë ngushëllime familjes së të ndjerit, kolegëve, bashkëpunëtoreve dhe vlerëson se vdekja e tij është një humbje e madhe.

 

Share this Post: