Lajmet

Thirrje për konkurrim: Çmimi i Gazetarëve për Çrrënjosjen e Varfërisë – 2020


2371-title

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me Ekipin e Agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë kanë kënaqësinë të paraqesin edicionin e pesëmbëdhjetë të çmimit për storjen më të mirë të gazetarisë mbi varfërinë në Kosovë. Konkursi është i hapur për të gjithë gazetarët që janë banorë të Kosovës. Fituesit, autorë të storieve më të mira do të shpërblehen me nga një çmim prej 1.000,00 € (një mijë euro) për pesë kategoritë si në vijim:

  • Video-storja e shkurtër më e mirë
  • Dokumentari më i mirë televiziv
  • Audio-storia më e mirë
  • Storja e shkruar më e mirë
  • Fotografia më e mirë

Për më shumë informata, kategoritë dhe kushtet për aplikim, ju lutem shihni termat e referencës që janë në dispozicion në formë elektronike në gjuhën shqipe në dokumentin e dhënë.

Afati i fundit për aplikim është: 13 tetor, 2020 në ora 17:00.

Për të aplikuar shkarkoni formën e aplikimit në gjuhën shqipe, plotësoni atë dhe dërgoni në adresën elektronike të cilën e gjeni te termat e referencës.

Photo credits: Arben Llapashtica

Share this Post: