Thirrje për konkurrim: Çmimi i gazetarisë për storien më të mirë mbi varfërinë 2018
FOTO: Fotografia më e mirë për vitin 2017 (Driton Paçarada) UN Kosovo Team
PRISHTINË 07.09. 2018- Ekipi i Agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) kanë kënaqësinë të paraqesin edicionin e trembëdhjetë të çmimit për storien më të mirë të gazetarisë mbi varfërinë në Kosovë.
Konkursi është i hapur për të gjithë gazetarët që janë banorë të Kosovës. Fituesit, autorë të storieve më të mira do të shpërblehen me nga një çmim prej 1.000,00 € (një mijë euro) për pesë kategoritë si në vijim:
- Video-storia e shkurtër më e mirë
- Dokumentari më e mirë televiziv
- Audio-storia më e mirë
- Storia e shkruar më e mirë
- Fotografia më e mirë
Për më shumë informata, kategoritë dhe kushtet për aplikim, ju lutem shihni termat e referencës që janë në dispozicion në formë elektronike në gjuhën shqipe në vegzën e dhënë.
Afati i fundit për aplikim është: 5 tetor, 2018 në ora 17:00 CET
Për të aplikuar shkarkoni formularin në në gjuhën shqipe në vegzën e formularit për aplikim, plotësoni atë dhe dërgoni në adresën elektronike të cilën e gjeni te termat e referencës.











