Thirrje për propozim nga UNESCO
Foto: UNESCO
UNESCO fton fotoreporterët profesional nga e gjithë bota që të dërgojnë një mostër të fotografive të tyre më të mira që ilustrojnë gazetarët gjersa kryejnë punën e tyre.
Fotografitë e përzgjedhura do të ndihmojnë që të ngrisin vetëdijen për kushtet e punës për gazetarë dhe që të ilustrojnë aktivitetet dhe programet e UNESCO-s që kontribuojnë në mbështetjen e lirisë së shprehjes.
Fotografitë do të përzgjidhen për nga përmbajtja artistike, kreative dhe origjinale. UNESCO do të krijoj një kontratë me fotografët në blerjen e fotografive të zgjedhura, ku të drejtat jo-ekskluzive për fotografitë e zgjedhura do t'i jepen UNESCO-s.
Për informata më të hollësishme klikoni në vegzën e UNESCO-së: https://en.unesco.org/news/call-proposals-photographs-illustrating-journalists-doing-their-job











