Lajmet

Thirrje për Propozime për Projekt me qëllim të forcimit të Gazetarisë së Pavarur në Kosovë


2139-title

PRISHTINË, 07.12.2018 - Thirrje për Propozime për Projekt të Financuar nga BE

“Kontribut në forcimin e gazetarisë së pavarur, hulumtuese dhe të dobishme për publikun, si dhe në lirinë e shprehjes në Kosovë

Afati i fundit për aplikim 28.12.2018, në ora 16.00

BIRN dhe AGK janë bashkuar përsëri për të zbatuar projektin e financuar nga BE me titull “Kontribut në forcimin e gazetarisë së pavarur, hulumtuese dhe të dobishme për publikun, si dhe në lirinë e shprehjes në Kosovë”. Një nga komponentët e projektit është kjo Thirrje për Propozime me qëllim të ofrimit të mundësive për OJQ/OSHC-të lokale duke përfshirë këtu gazetarët që veprojnë dhe punojnë në Kosovë për trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes. Skema e ofruar synon të zhvillojë gazetari të pavarur, hulumtuese, të paanshme, joparagjykuese, dhe në të mirë të publikut, dhe t’i pajisë përfituesit me shkathtësitë dhe burimet e nevojshme për të ndërtuar një gazetari krijuese, hulumtuese ligjore dhe në të mirë publike.

Kjo Thirrje për Propozime përmban dy llote:

LLOTI I: Mbështetja e implementimit të përmbajtjes së re përmes raportimit hulumtues dhe/ose analizave të thella mbi qeverisjen e mirë, të drejtat e njeriut, mjedisin, zhvillimin e qëndrueshëm, konkurrencën në fushën e investimit, punësimin, prokurimin publik, sigurinë, efikasitetin energjetik, kulturën, dhe ballafaqimin me të kaluarën.

LLOTI II: Mbështetja e përmirësimit të transparencës në kuadrin ligjor, të drejtës së autorit, kallxuesve, shpifjes, dhe nxitjes së zgjerimit të anëtarësisë dhe bashkëpunimit mes shoqatave të gazetarëve shqiptarë me ata serbë.

Aplikacionet DUHET të dërgohen me postë elektronike në adresëneuproposals@birn.eu.com deri më 28.12.2018, ora 16:00.

Të gjitha aplikacionet duhet të përgatiten dhe dorëzohen në shqip, serbisht ose anglisht.

Seancat informuese do të mbahen më 17 dhjetor 2018 në ora 10:00 në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë dhe më 18 dhjetor 2018 në ora 10:00 në Qendrën Informative dhe Kulturore në Mitrovicën e Veriut.

Pyetjet në lidhje me propozimet e Thirrjes për Propozime mund të dërgohen në anglisht, shqip ose serbisht përmes postës elektronike deri më 19 dhjetor 2018 në adresën: euproposals@birn.eu.com.

Share this Post: