Lajmet

U mbajt takimi i dytë në kuadër të projektit “From Media, For Media” për hartimin e udhëzuesit/rregullores për funksionimin dhe forcimin e standardeve profesionale të mediave në Kosovë


3620-title

Gjatë takimit u diskutuan pikat dhe rekomandimet e nxjerra nga takimi i parë i grupeve punuese, duke u siguruar që ato të jenë në përputhje me Kodin e Etikës dhe konventat ekzistuese. Diskutimet u përqendruan te parimet dhe standardet etike, transparenca dhe pavarësia redaktoriale, mbrojtja e të dhënave dhe privatësia, si dhe përfaqësimi i diversitetit dhe ndjeshmëria sociale.

Të gjitha rekomandimet u zgjeruan dhe u zhvilluan më tej, me qëllim hartimin e një udhëzuesi të zgjeruar dhe njëkohësisht të thjeshtë për t’u përdorur nga gazetarët në dhomën e lajmeve.

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave joqeveritare dhe mediave që operojnë në Kosovë.

Ky projekt mbështetet nga UNMIK - United Nations Mission in Kosovo, i cili do të vazhdojë me takime dhe aktivitete të tjera në muajt në vijim.

Share this Post: