Lajmet

Vazhdon seria e SDG Talks me folësen Flutura Kusari


3583-title

Sonte u bëmë bashkë për të vazhduar serinë e SDG Talks me një diskutim të veçantë, ku Flutura Kusari ndau përvojat e saj inspiruese me publikun. Biseda u moderua nga Getoarbë Mulliqi dhe u fokusua në rëndësinë e barazisë gjinore për një shoqëri më të drejtë dhe të qëndrueshme.

Flutura ndau storjen e saj të fuqishme dhe foli për sfidat e shumta me të cilat përballet edhe ajo vetë e edhe gratë e vajzat në përditshmëri. Ajo theksoi se përpjekjet për arritjen e barazisë gjinore nuk janë vetëm një çështje e grave, por një domosdoshmëri për zhvillimin e gjithë shoqërisë.

Gjatë bisedës, ajo vuri një fokus të veçantë te puna e jashtëzakonshme e grave gazetare, të cilat shpesh punojnë në kushte sfiduese për të nxjerrë në pah të vërtetën dhe për të kontribuar në drejtësi. Ky rol është thelbësor për një shoqëri më të hapur dhe të informuar.

Diskutimet me të pranishmit ishin të hapura, duke frymëzuar të gjithë për të menduar më thellë mbi këto tema dhe për të marrë hapa konkretë për përmirësimin e pozitës së grave në shoqëri.

Në SDG Talk-in e radhës, do të kemi kënaqësinë të dëgjojmë persona të tjerë që frymëzojnë dhe sjellin ide të reja për zhvillim të qëndrueshëm dhe barazi.

Ky aktivitet është pjesë e projektit të UN Women “Adresimi i ndikimeve të dhunës me bazë gjinore në Kosovë dhe fuqizimi i të mbijetuarve për të luftuar stigmën dhe për të folur hapur”, e mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Share this Post: