Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me një video-montazhë ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, gjatë një paraqitjeje televizive. Sipas materalit të publikuar nga Mehmetaj, një citat, i lexuar nga një postim i një personi të tretë në Facebook, i mveshet si deklaratë atij. Videoja është montuar në atë formë që të duket se Mehmetaj shanë votuesit e Vetëvendosjes. Kjo video e fabrikuar është shpërndarë në dhjetëra faqe që e përkrahin këtë parti politike…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga portali "Peja në Fokus" se ndaj gazetarit të saj, Valdrin Daci është përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese nga Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Pejës, Tahir Shala, gjatë një aktiviteti zyrtar gjatë ditës së sotme. Sipas Dacit, i cili ishte i vetmi përfaqësues i mediave në këtë aktivitet, është ballafaquar me kërcënime verbale dhe gjuhë ofenduese nga zyrtari komunal, në një ambient publik dhe në prani të shumë…
Read MoreAsociaiconi i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me një seri sulmesh që kanë ndodhur këto ditë ndaj mediumit online, të specializuar për ekonomi “Buletini Ekonomik”. Ky medium e ka njoftuar AGK-në se sulmet e vazhdueshme gjatë javës së kaluar kanë pamundësuar funksionimin normal të tij. AGK-ja i dënon ashpër këto sulme të koordinuara, që vijnë në kohën kur gazetarët e këtij mediumi kanë publikuar një seri shkrimesh që lidhen me sektorin e energjisë në…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK) dënojnë përdorimin e gjuhës së papërshtatshme e me tone seksiste nga ana e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama (LDK), ndaj gazetares së emisionit “Piranjat”, Edona Gashi. Përdorimi i termave si “loçkë”, “zemër” dhe të ngjashme në komunikim me një gazetare është jo vetëm joprofesional, por ka për qëllim që ta minimizojë seriozitetin e temës që ajo po trajtonte dhe për të ulur…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim informacionet për sulmet, ofendimet dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj gazetarëve, komentatorëve të basketbollit, Agon Fehmiu dhe Ulpiana Emra. Redaksia e AsistOnline e ka informuar AGK-në se gjatë serisë finale ndërmjet KB Bashkimi dhe KB Trepça, Fehmiu dhe Emra kanë qenë subjekt i sulmeve. Në Prizren, gjatë hedhjës së gjësendeve në parket me rastin e suspendimit të qendrës Michael Myers, komentatori Agon Fehmiu…
Read MoreDeputetja, Donika Gërvalla Schwarz ka sulmuar gazetarët dhe mediat, në së paku dy postime në Facebook, teksa ka mbrojtur deputetin tjetër, Faton Peci. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme ka shkruar, “Ju, që veç gazetarë nuk jeni, vazhdoni me gënjeshtra e sajime”, dhe gjithashtu “E hajt mos i quaj këta, që veç gazetarë nuk janë, mercenarë të gënjeshtrës dhe mashtrimit”. AGK-ja e dënon këtë gjuhë të papranueshme të zyrtares së lartë të partisë politke që ka udhëhequr më…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpeh zhgënjim të thellë me qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një javë pas publikimit të raportit për Kosovën të "Reporterëve pa Kufij". Në një fjalim gjatë një tubimi të partisë së tij, Kurti ka dështuar të adresojë gjetjet e raportit, duke fajësuar mediat dhe gazetarët për renditjen në vendin 99. Kurti ka ofruar “trajnime dhe kurse nga Qeveria për gazetarë dhe media”, që është një përpjekje serioze e e papranueshme për…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është i shqetësuar me vazhdimin e retorikës nxitëse kundër mediave nga ana e partisë politike, Vetëvendosje. AGK-ja dënon fuqishëm gjuhën e deputetit Salih Zyba, i cili në faqen e tij në Facebook, ka shpërndarë një artikull të Radios Evropa e Lirë, i botuar në tërësi si i tillë nga Gazeta Express. Artikulli fliste për festimet në Moskë të fitores kundër nazizmit, dhe Zyba e përdori për ta sulmuar Gazetën Express, duke shkruar: “Propagandë…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon deklaratat e zv/ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani ndaj radios “Romano Avazo”, nga Prizreni. Në një intervistë televizive, Elshani ka vënë në pikëpyetje përgatitjen profesionale të gazetarëve dhe punën që bën radio “Romano Avazo”. Këto janë deklarata të papranueshme që kanë për synim minimin e punës së kolegëve të këtij mediumi. “Romano Avazo” është radio e vetme në gjuhën rome në Kosovë me program 24…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e konsideron si të papranueshme dhe e dënon fuqishëm fjalorin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, deputetit Faton Peci kundër autorit të emisionit “Debat Plus” në TV Dukagjini, Ermal Panduri. Në një postim në Facebook, Peci e ka quajtur Pandurin “qelbësirë”, dhe ka ngritur hamendësime për pozicionin e tij ekonomik. AGK-ja konsideron se kjo është një sjellje e ultë dhe e dëmshme nga një zyrtar i lartë publik. AGK-ja e fton zotin Peci…
Read MoreGazetarja Iliri Pireva, ka njoftuar se e ka dërguar në gjykatë, ish-vendin e saj të punës, Klan Kosova. Një një publikim në Facebook, Pireva ka shkruar se ajo nuk është me pjesë e këtij televizioni, pasi që ka kërkuar “një të drejtë themelore, respektimin e Ligjit të Punës”. “Për 14 vjet si punëtore në këtë televizion, asnjëherë nuk janë respektuar pushimet për festat zyrtare, një shkelje që ka ndodhur vazhdimisht por që është toleruar. Megjithatë këtë herë, diçka ndryshoi.
Read MoreNjë ekip i televizionit, Klan Kosova – gazetarja Gremisa Latifi, kameramani Arbnor Ibriqi dhe shoferi, Gazmend Salihu janë penguar fizikisht nga një invidid, gjatë një raportimit direkt nga fshati Strellc, në komunën e Deçanit. Një person ka dalë nga vetura dhe i ka sharë gazetarët duke kërkuar që ata të mos xhirojnë. AGK-ja e dënon këtë kërcënim dhe e fton Policinë e Kosovës, të nisë punën për identifikimin e individit në fjalë. Gazetarët duhet të lejohen që të bëjnë punën…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me kërcënimin që ka marrë fizikisht redaksia e portalit. Insajderi. Sipas raportimit të këtij portali, një person, A.I ka shkuar në zyret e meduimit në Prishtinë dhe i ka kërcënuar duke kërkuar fshirjen e një videoje për një pjesëmarrës kosovar në luftën e Irakut. “Blerim Heta është gjallë, fshini atë video nëse jo, nuk ju bjen mirë. Keni selam prej Blerim Hetës.”, raportohet t’u ketë thënë gazetarëve.
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është i shqetësuar me vazhdimin e retorikës së papranueshme nxitëse kundër gazetarëve nga ana e Vetëvendosjes. AGK-ja dënon fuqishëm sulmin personal dhe familjar, që zyrtarja e kësaj partie politike, Dejona Mihali ka bërë kundër gazetarit, dhe autorit të emisionit ‘Rubikon’, Adriatik Kelmendi. Mihali, sikurse zyrtarë të tjerë të VV-së në këtë mënyrë kanë vazhduar me sulme të rënda ndaj gazetarëve dhe medieve, menjëherë pas publikimit të…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësimin e thellë për fushatën denigruese dhe sulmet e koordinuara ndaj organizatës, dhe kryetarit të Bordit, Xhemajl Rexha. Në vend të reflektimit të domosdoshëm pas rënies dramatike të Kosovës për 24 vende në Indeksin Global të Lirisë së Shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij (RSF), duke e renditur vendin tonë më keq se të gjitha vendet e rajonit dhe krahas shteteve me histori të rënduar të censurës dhe dhunës ndaj…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), dënon fuqishëm pengimin që mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti, i ka bërë sot gazetarit të T7, Genc Godanci derisa ai ka provuar t’i bëjë pyetje për Indeksin e Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij. Një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt shihet dy herë duke ia kapur fizikisht dorën gazetarit, dhe një tjetër paraqet pengesën e dytë në përpjekjen për të marrë përgjigje. Kjo nuk është hera e parë që gazetarët pengohen me dhunë…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar për padinë që gazetari Naim Kryeziu dhe operatori i kamerës Fatos Rakovica kanë ngritur kundër ish-vendit të tyre të punës, Kanal 10 (Java Multimedia Production). Të dy kanë deklaruar në një reagim se “janë larguar në mënyrë arbitrare nga puna, nuk u janë ekzekutuar dy pagat e fundit dhe nuk u janë paguar kontributet pensionale” gjatë kohës së punës në këtë media. AGK-ja përkrah betejën e tyre ligjore dhe e konsideron…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me fushatën sistematike të partisë së parë në Kuvend, Vetëvendosje kundër televizionit privat nacional, Klan Kosova. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Alim Rama në një postim, këtë të hënë, ka bërë thirrje tek anëtarët e VV-së për bojkotimin e këtij televizioni. Një veprim i tillë linçues është i papranueshëm. Targetimi publik i televizionit, dhe rrjedhimisht gazetarëve, kameramanëve dhe…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës-AGK, ka pranuar me shqetësim, dhe e dënon veprimin pengues të deputetit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ndaj gazetarit të KALLXO. com, Shqipron Xhema, gjatë kryerjes së detyrave të tij profesionale sot gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Sipas raportimeve, gazetari Xhema, gjatë përpjekjes për të marrë një deklaratë nga deputeti Damka lidhur me disa biseda që janë publikuar në media, është…
Read MoreAsociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) mirëpret organizimin dhe reagimin e gazetarëve të mediave të Kosovës për të kërkuar transparencë nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE). Javën e kaluar, ZRRE-ja kishte ftuar vetëm gazetarët në një “takim konsultues”, pa praninë e kamerave dhe të mediave, për të diskutuar rreth rritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike. Sot, gazetarët kanë refuzuar të marrin pjesë në takim pa praninë e kamerave. AGK-ja e përshëndet…
Read More