Rastet

Fushatë e rrezikshme ndaj medieve, Prishtinë, 22.07.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me fushatën e re të Lëvizjes Vetëvendosje kundër medieve në Kosovë.

Deputetët Sali Zyba dhe Dimal Basha kanë shpërndarë një artikull të një mediumi të quajtur “Slobodna Bosna” (shqip: Bosnja e Lirë), nëpërmjet të cilit ata akuzojnë medie në Kosovë që, sipas tyre, “janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”.

Deputeti Zyba në një status në Facebook shkruan: “Dy medie të Kosovës iu përmendën emra, Periskopit dhe Nacionales”. Të dy deputetët, dhe eksponentë të tjerë të Vetëvendosjes kanë shpërndarë një artikull të publikuar në faqen online të Transmetuesit Publik, RTK, që pa autor, ka përkthyer tekstin e mediumit boshnjak.

Shkrimi i “Slobodna Bosna”, bazohet në burime dhe në deklaratat e një individi kontrovers, me emrin Boban Bogdanoviq, që thotë se është disident politik serb.

AGK-ja, dënon fuqishëm këtë fushatë të rrezikshme dhe të papranueshme të deputetëve të partisë qeverisëse, Vetëvendosje, që i targeton këto dy mediume dhe gazetarët që punojnë aty.

Fushata si kjo, e rrezikojnë seriozisht sigurinë e gazetarëve të këtyre dy mediumeve, dhe Vetëvendosja e deputetët e saj duhet të mbahen përgjegjës për nxitjen e urrejtjes dhe sulmeve potenciale kundër tyre.

I bëjmë thirrje të përsëritur kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes, që të mos angazhohen në fushata të tilla të papranueshme, që kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë për të bërë punën e tyre.

AGK-ja, gjithashtu shpreh keqardhje që një “lajm”, si ky që sulmon kolegët, ka gjetur hapësirë edhe në Lajmet Qendrore të Televizionit Publik të Kosovës.




Detajet e raportuesit Fushatë e rrezikshme ndaj medieve, Prishtinë, 22.07.2024
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me fushatën e re të Lëvizjes Vetëvendosje kundër medieve në Kosovë.   Deputetët Sali Zyba dhe Dimal Basha kanë shpërndarë një artikull të një mediumi të quajtur “Slobodna Bosna” (shqip: Bosnja e Lirë), nëpërmjet të cilit ata akuzojnë medie në Kosovë që, sipas tyre, “janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”.   Deputeti Zyba në një status në Facebook shkruan: “Dy medie të Kosovës iu përmendën emra, Periskopit dhe Nacionales”.  Të dy deputetët, dhe eksponentë të tjerë të Vetëvendosjes kanë shpërndarë një artikull të publikuar në faqen online të Transmetuesit Publik, RTK, që pa autor, ka përkthyer tekstin e mediumit boshnjak.   Shkrimi i “Slobodna Bosna”, bazohet në burime dhe në deklaratat e një individi kontrovers, me emrin Boban Bogdanoviq, që thotë se është disident politik serb.  
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 22.7.2024
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush Nga personat publik
Shkelësi / i dyshuari Dimal Basha, Salih Zyba
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Nacionale, Periskopi
Burimi Facebook
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja, dënon fuqishëm këtë fushatë të rrezikshme dhe të papranueshme të deputetëve të partisë qeverisëse, Vetëvendosje, që i targeton këto dy mediume dhe gazetarët që punojnë aty. Fushata si kjo, e rrezikojnë seriozisht sigurinë e gazetarëve të këtyre dy mediumeve, dhe Vetëvendosja e deputetët e saj duhet të mbahen përgjegjës për nxitjen e urrejtjes dhe sulmeve potenciale kundër tyre.   I bëjmë thirrje të përsëritur kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes, që të mos angazhohen në fushata të tilla të papranueshme, që kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë për të bërë punën e tyre.   AGK-ja, gjithashtu shpreh keqardhje që një “lajm”, si ky që sulmon kolegët, ka gjetur hapësirë edhe në Lajmet Qendrore të Televizionit Publik të Kosovës.
Share this Post: