Gjuhë denigruese ndaj gazetarëve, Prishtinë, 09.02.2022
Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka përdorur gjuhë denigruese ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.
“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijëra dollarë)”, ka shkruar Sadriu në Facebook.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me gjuhën denigruese që Prindon Sadriu ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë. Akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i Presidentes, që gjithashtu mban post shtetëror në MPJ, shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë. Po ashtu, në ditët e fundit edhe gjuha e zëdhënësve dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet në raport me mediat ka qenë e papranueshme dhe paraqet presion direkt në punën e tyre.
| Detajet e raportuesit | Gjuhë denigruese ndaj gazetarëve, Prishtinë, 09.02.2022 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka përdorur gjuhë denigruese ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”. “Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijëra dollarë)”, ka shkruar Sadriu në Facebook. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | |
| Gjinia | |
| Data | 9.2.2022 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Deklarata agresive nga zyrtarët shtetërorë |
| Shkelësi / i dyshuari | Prindon Sadriu |
| Lloji i Medias | |
| Emri i Medias | |
| Burimi | |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me gjuhën denigruese që Prindon Sadriu ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë. Akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i Presidentes, që gjithashtu mban post shtetëror në MPJ, shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë. Po ashtu, në ditët e fundit edhe gjuha e zëdhënësve dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet në raport me mediat ka qenë e papranueshme dhe paraqet presion direkt në punën e tyre. |

