Rastet

Gjuhë denigruese ndaj gazetarëve të Front Online, Prishtinë, 11.07.2023

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, është njoftuar nga redaksia e “Front Online” për gjuhën denigruese dhe etiketimet që Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka përdorur ndaj gazetarëve të këtij portali lidhur me një shkrim në publikuar në këtë medie.

Drejtori Financiar i kësaj ndërmarrjeje publike ka fyer rëndë gazetarët duke përdorur edhe etiketime të papranueshme si “Moti ju kam thane qe: S’ka bir nene e as bire k**ve qe gjene skandale ne Telekom”. Për më tepër, Kelmendi ka vazhduar fyerjet edhe në profilin personal të Kryeredaktorit të Front Online, Lavdim Hamidi.

Kjo nuk është hera e parë që Drejtori Financiar i Telekomit të Kosovës, Feim Kelmendi, fyen, kërcënon dhe etiketon gazetarët e medieve në Kosovë.

AGK-ja, i bën thirrje Bordit dhe Drejtores së këtij institucioni që të distancohen nga gjuha ofenduese e Kelmendit dhe etiketimet e përpjekjet për të ndërhyrë në punën e gazetarëve.




Detajet e raportuesit Gjuhë denigruese ndaj gazetarëve të Front Online, Prishtinë, 11.07.2023
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, është njoftuar nga redaksia e “Front Online” për gjuhën denigruese dhe etiketimet që Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka përdorur ndaj gazetarëve të këtij portali lidhur me një shkrim në publikuar në këtë medie. Drejtori Financiar i kësaj ndërmarrjeje publike ka fyer rëndë gazetarët duke përdorur edhe etiketime të papranueshme si “Moti ju kam thane qe: S’ka bir nene e as bire k**ve qe gjene skandale ne Telekom”. Për më tepër, Kelmendi ka vazhduar fyerjet edhe në profilin personal të Kryeredaktorit të Front Online, Lavdim Hamidi. Kjo nuk është hera e parë që Drejtori Financiar i Telekomit të Kosovës, Feim Kelmendi, fyen, kërcënon dhe etiketon gazetarët e medieve në Kosovë.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Front Online
Gjinia Grup
Data 11.7.2023
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Feim Kelmendi
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Front Online
Burimi Facebook
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja, i bën thirrje Bordit dhe Drejtores së këtij institucioni që të distancohen nga gjuha ofenduese e Kelmendit dhe etiketimet e përpjekjet për të ndërhyrë në punën e gazetarëve.
Share this Post: