Rastet

Gjuhë linçuese ndaj gazetarit, Uran Haxha, Prishtinë, 20.09.2021

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë ka përdorur gjuhë linçuese në drejtim të gazetarit, Uran Haxha.

Dega e LDK-së në Suharekë mbrëmë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka linçuar gazetarin Haxha si "këshilltar i nëntokës së Bali Muharremajt", kundërkandidatit të kësaj partie politike, dhe se sipas tyre me paraqitjen e Haxhës është devalvuar debati.

Për AGK-në është tejet shqetësuese se si një parti politike kategorizon gazetarët në mënyrë të tillë dhe madje u sugjeron televizioneve se kë duhet ftuar në debatet zgjedhore, që është ndërhyrje direkte në punën e medieve.

Ftojmë të gjitha partitë politike që të përmbahen nga gjuha denigruese ndaj gazetarëve dhe të zhvillojnë fushatë brenda standardeve.




Detajet e raportuesit Gjuhë linçuese ndaj gazetarit, Uran Haxha, Prishtinë, 20.09.2021
Rastet Përshkrimi Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë ka përdorur gjuhë linçuese në drejtim të gazetarit, Uran Haxha. Dega e LDK-së në Suharekë mbrëmë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka linçuar gazetarin Haxha si "këshilltar i nëntokës së Bali Muharremajt", kundërkandidatit të kësaj partie politike, dhe se sipas tyre me paraqitjen e Haxhës është devalvuar debati.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Uran Haxha
Gjinia Mashkull
Data 20.9.2021
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga personat publik
Shkelësi / i dyshuari Lidhja Demokratike e Kosoves
Lloji i Medias
Emri i Medias
Burimi Facebook
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Për AGK-në është tejet shqetësuese se si një parti politike kategorizon gazetarët në mënyrë të tillë dhe madje u sugjeron televizioneve se kë duhet ftuar në debatet zgjedhore, që është ndërhyrje direkte në punën e medieve. Ftojmë të gjitha partitë politike që të përmbahen nga gjuha denigruese ndaj gazetarëve dhe të zhvillojnë fushatë brenda standardeve.
Share this Post: