Gjuhë nënçmuese ndaj gazetares Besarta Hoti, Prishtinë, 15.04.2022
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot në një konferencë shtypi sot ka përdorur gjuhë nënçmuese ndaj gazetares Besarta Hoti.
Gazetarja Hoti e ka pyetur ministrin për punësimin e motrës së tij, në Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, teksa, Sveçla i ka quajtur “budallallëqe” pyetjet e gazetares,
Sjellja e ministrit Sveçla është joprofesionale për postin që mbanë dhe gjithashtu ka konotacione seksiste. Përgjigja e tij ka nxitur një varg reagimesh linçuese online që e kanë targetuar gazetaren.
AGK-ja konsideron se gazetarët janë të lirë të pyesin çdo lloj pyetje në interes publik, pavarësisht temës qendrore të konferencës. Për më tepër, MPB-ja sikurse ministri të tjera të qeverisë nuk kthejnë përgjigje shumicën e kohës në pyetjet e mediave.
Detajet e raportuesit | Gjuhë nënçmuese ndaj gazetares Besarta Hoti, Prishtinë, 15.04.2022 |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot në një konferencë shtypi sot ka përdorur gjuhë nënçmuese ndaj gazetares Besarta Hoti. Gazetarja Hoti e ka pyetur ministrin për punësimin e motrës së tij, në Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, teksa, Sveçla i ka quajtur “budallallëqe” pyetjet e gazetares, |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | Besarta Hoti |
Gjinia | Femër |
Data | 15.4.2022 |
Qyteti | Prishtinë |
Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
Nga Kush | Nga zyrtarët publik |
Shkelësi / i dyshuari | Xhelal Svecla |
Lloji i Medias | Online |
Emri i Medias | Periskopi |
Burimi | Konferenca per medie |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Sjellja e ministrit Sveçla është joprofesionale për postin që mbanë dhe gjithashtu ka konotacione seksiste. Përgjigja e tij ka nxitur një varg reagimesh linçuese online që e kanë targetuar gazetaren. AGK-ja konsideron se gazetarët janë të lirë të pyesin çdo lloj pyetje në interes publik, pavarësisht temës qendrore të konferencës. Për më tepër, MPB-ja sikurse ministri të tjera të qeverisë nuk kthejnë përgjigje shumicën e kohës në pyetjet e mediave. |