Rastet

Kërcënim dhe pengim në kryerjen e detyrës ndaj gazetares Hateme Smajli, Obiliq, 26.06.2024

Gazetarja e Gazeta Infokus, Hateme Smajli, gjatë ditës së djeshme është kërcënuar nga Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komunën e Obiliqit, Haki Jashari.

Në njoftimin dërguar AGK-së, bëhet e ditur se gazetarja kishte shkuar në këtë QKMF pas ankesave të bëra nga qytetarët e Komunës së Obiliqit, për mykun që është formuar në katin e dytë të ndërtesës.

“Gazetarja Hateme Smajli së bashku me kameramanin, Blerant Shala kanë hyrë në oborrin e QKMF-së ku i janë afruar drejtorit dhe gazetarja i është drejtuar drejtorit duke iu prezantuar dhe duke i treguar problemin për të cilin kishin shkuar e që ishin ankesat e qytetarëve se po i marrin shërbimet në myk për shkak se kati i parë i QKMF-së është gati tërësisht i mykur dhe se kundërmon erë. Pas kësaj edhe pse me një qasje shumë korrekte dhe me profesionalizëm siç mund ta shihni edhe në videon linkun e të cilës e gjeni më poshtë, drejtori Haki Jashari eskalon në ofendime e kërcënime ndaj gazetares.”, thuhet në njoftim.

Në video, Drejtori i QKMF-së, Haki Jashari, dëgjohet duke e ofenduar gazetaren dhe duke i thënë që është e vogël për t’u marrë me të, e duke e kërcënuar se do të bisedonte me eprorët e saj.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon gjuhën dhe qasjen e Jasharit karshi koleges nga Infokus, dhe njëherësh cilëson se është shkelje flagrante e së drejtës për qasje në informacion, dhe transparencës.

AGK-ja, i bën thirrje organeve kompetente që të marrin masa lidhur me sjelljen e Jasharit drejt gazetares së Gazeta Infokus.




Detajet e raportuesit Kërcënim dhe pengim në kryerjen e detyrës ndaj gazetares Hateme Smajli, Obiliq, 26.06.2024
Rastet Përshkrimi Gazetarja e Gazeta Infokus, Hateme Smajli, gjatë ditës së djeshme është kërcënuar nga Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komunën e Obiliqit, Haki Jashari. Në njoftimin dërguar AGK-së, bëhet e ditur se gazetarja kishte shkuar në këtë QKMF pas ankesave të bëra nga qytetarët e Komunës së Obiliqit, për mykun që është formuar në katin e dytë të ndërtesës. “Gazetarja Hateme Smajli së bashku me kameramanin, Blerant Shala kanë hyrë në oborrin e QKMF-së ku i janë afruar drejtorit dhe gazetarja i është drejtuar drejtorit duke iu prezantuar dhe duke i treguar problemin për të cilin kishin shkuar e që ishin ankesat e qytetarëve se po i marrin shërbimet në myk për shkak se kati i parë i QKMF-së është gati tërësisht i mykur dhe se kundërmon erë. Pas kësaj edhe pse me një qasje shumë korrekte dhe me profesionalizëm siç mund ta shihni edhe në videon linkun e të cilës e gjeni më poshtë, drejtori Haki Jashari eskalon në ofendime e kërcënime ndaj gazetares.", thuhet në njoftim.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Hateme Smajli
Gjinia Femër
Data 26.6.2024
Qyteti Kastriot/Obiliq
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Haki Jashari
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Gazeta Infokus
Burimi GazetaInfokus
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon gjuhën dhe qasjen e Jasharit karshi koleges nga Infokus, dhe njëherësh cilëson se është shkelje flagrante e së drejtës për qasje në informacion, dhe transparencës. AGK-ja, i bën thirrje organeve kompetente që të marrin masa lidhur me sjelljen e Jasharit drejt gazetares së Gazeta Infokus.
Share this Post: