Rastet

Kërcënim me jetë ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 16.12.2021

Gazetari i portalit online, Paparaci.com, Vehbi Kajtazi, ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës- AGK, për një numër të madh kërcënimesh, mbi 100, që ka marrë pas deklaratave të tij në RTV Dukagjini rreth Grupit të Kumanovës.

“Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërcënimet e të cilëve janë shumë serioze. Me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve. Numri i rastit të hapur në Polici është 2021 – AB 3245”, ka shkruar Kajtazi në letrën për AGK-në.

AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet me jetë ndaj Kajtazit dhe e fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për të dhe personat e afërt të tij, si dhe të trajtojë me prioritet rastin e paraqitur nga ai.




Detajet e raportuesit Kërcënim me jetë ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 16.12.2021
Rastet Përshkrimi Gazetari i portalit online, Paparaci.com, Vehbi Kajtazi, ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës- AGK, për një numër të madh kërcënimesh, mbi 100, që ka marrë pas deklaratave të tij në RTV Dukagjini rreth Grupit të Kumanovës. “Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërcënimet e të cilëve janë shumë serioze. Me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve. Numri i rastit të hapur në Polici është 2021 – AB 3245”, ka shkruar Kajtazi në letrën për AGK-në.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Vehbi Kajtazi
Gjinia Mashkull
Data 16.12.2021
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
Nga Kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Paparaci.com
Burimi Vehbi Kajtazi
Prokurori Publik Rasti është duke u hetuar
Gjyqësor
Statusi gjyqësor "Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.H dhe K.R. për veprën penale Kanosje nga neni 181 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka mbajtur seancën dëgjimore dhe me datë 18 dhjetor 2021, iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaj për secilin veç e veç. Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi për Betimi për Drejtësi.
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet me jetë ndaj Kajtazit dhe e fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për të dhe personat e afërt të tij, si dhe të trajtojë me prioritet rastin e paraqitur nga ai.
Share this Post: