Kërcënim ndaj gazetarëve të Infokus, Prishtinë, 10.04.2022
Më datë 9 mars 2018, prokurori Remzush Latifi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër gazetarit Shkelzen Dakaj dhe gazetares Valdete Dakaj të portalit Infokus për “Lajmërim apo Kallëzim i Rremë” sipas nenit 390 të Kodit Penal. Prokurori Latifi pretendon që portali Infokus “kishte publikuar informata të pavërteta se kinse biznismeni Blerim Devolli posedon pasaportë të falsifikuar të Malit të Zi”. Devolli ishte ankuar në prokurori për dëmtim të imazhit. Aktakuza përmend një seri shkrimesh të publikuara nga portali Infokus në periudhën kohore 23 dhjetor 2016 deri më 25 janar 2017.
Mbrojtja e reputacionit rregullohet me Ligjin Nr. 02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes. Shpifja është dekriminalizuar përfundimisht në Kosovë në vitin 2012 me Qëndrimin Parimor K.94/2012 të Gjykatës Supreme, sipas së cilit shpifja nuk mund të ndiqet penalisht. Po ashtu, neni 390 i Kodit Penal nuk ka të bëjë me publikime në media, por me deklaratat e dhëna tek personat zyrtarë, gjë që nuk kishte ndodhur në këtë situatë.
Prokurori Latifi në mënyrë të paprecedentë dhe në kundërshtim të hapur me Qëndrimin Parimor të Gjykatës Supreme ka pesë vite që zvarritë në procedura penale gazetarët e Infokusit. Ndjekja penale e gazetarëve në përpjekje për të mbrojtur imazhin e kujtëdo është ndërhyrje e paarsyetur në lirinë e medias, cënon rëndë lirinë e medias dhe krijon efekt frenues jo vetëm tek gazetarët në fjalë por edhe tek gazetarët tjerë.
Kërkojmë nga prokurori Latifi dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë që menjëherë të tërheqë aktakuzën dhe të sigurohet që të ardhmen nuk e shfrytëzon autoritetin e tij që të frikësojë gazetarët.
Detajet e raportuesit | Kërcënim ndaj gazetarëve të Infokus, Prishtinë, 10.04.2022 |
---|---|
Rastet Përshkrimi | Më datë 9 mars 2018, prokurori Remzush Latifi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër gazetarit Shkelzen Dakaj dhe gazetares Valdete Dakaj të portalit Infokus për “Lajmërim apo Kallëzim i Rremë” sipas nenit 390 të Kodit Penal. Prokurori Latifi pretendon që portali Infokus “kishte publikuar informata të pavërteta se kinse biznismeni Blerim Devolli posedon pasaportë të falsifikuar të Malit të Zi”. Devolli ishte ankuar në prokurori për dëmtim të imazhit. Aktakuza përmend një seri shkrimesh të publikuara nga portali Infokus në periudhën kohore 23 dhjetor 2016 deri më 25 janar 2017. Mbrojtja e reputacionit rregullohet me Ligjin Nr. 02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes. Shpifja është dekriminalizuar përfundimisht në Kosovë në vitin 2012 me Qëndrimin Parimor K.94/2012 të Gjykatës Supreme, sipas së cilit shpifja nuk mund të ndiqet penalisht. Po ashtu, neni 390 i Kodit Penal nuk ka të bëjë me publikime në media, por me deklaratat e dhëna tek personat zyrtarë, gjë që nuk kishte ndodhur në këtë situatë. |
Shteti | Kosovë |
Emri dhe Mbiemri | Shkëlzen Dakaj dhe Valdete Dakaj |
Gjinia | Grup |
Data | 10.4.2022 |
Qyteti | Prishtinë |
Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
Nga Kush | Nga zyrtarët publik |
Shkelësi / i dyshuari | Remzush Latifi |
Lloji i Medias | Online |
Emri i Medias | Infokus |
Burimi | Infokus |
Prokurori Publik | |
Gjyqësor | |
Statusi gjyqësor | |
Përfundimi ligjor | |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
A është raportuar incidenti tek policia? | |
A është raportuar incidenti në prokurori? | |
Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Prokurori Latifi në mënyrë të paprecedentë dhe në kundërshtim të hapur me Qëndrimin Parimor të Gjykatës Supreme ka pesë vite që zvarritë në procedura penale gazetarët e Infokusit. Ndjekja penale e gazetarëve në përpjekje për të mbrojtur imazhin e kujtëdo është ndërhyrje e paarsyetur në lirinë e medias, cënon rëndë lirinë e medias dhe krijon efekt frenues jo vetëm tek gazetarët në fjalë por edhe tek gazetarët tjerë. Kërkojmë nga prokurori Latifi dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë që menjëherë të tërheqë aktakuzën dhe të sigurohet që të ardhmen nuk e shfrytëzon autoritetin e tij që të frikësojë gazetarët. |