Rastet

Kërcënim ndaj Radio Gorazhdeci, Pejë, 28.3.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK, ka pranuar me shqetësim fushatën denigruese të drejtuar kundër radios në gjuhën serbe Radio Gorazhdeci (Goraždevac), me seli në komunën e Pejës.

Sipas raportimeve, një portal me emrin SrpskiGlas.rs ka publikuar një artikull në të cilin bëhet thirrje për bojkotimin e këtij mediumi, me arsyetimin se “janë në shërbim të Kosovës së pavarur”.

Kryeredaktori i Radio Gorazhdeci, Darko Dimitrijeviq (Darko Dimitrijević), ka deklaruar se mediumi që ai udhëheq gjithmonë ka vepruar në mënyrë profesionale, objektive dhe në përputhje me ligjet dhe Kodin e Etikës së Gazetarisë.

“Ky sulm ndaj punës sonë nuk është vetëm përpjekje për shpifje, por edhe një kërcënim serioz për sigurinë, pasi një targetim i tillë mund të paraqesë rrezik real për të gjithë ata që punojnë në Radio Gorazhdeci, sidomos gjatë udhëtimeve drejt Beogradit apo qyteteve të tjera”, ka deklaruar Dimitrijeviq.

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë lloj targetimi dhe kërcënimet pasuese që rrezikojnë sigurinë fizike të gazetarëve të këtij mediumi. Gazetarët duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa pengesa dhe pa u frikësuar.




Detajet e raportuesit Kërcënim ndaj Radio Gorazhdeci, Pejë, 28.3.2025
Rastet Përshkrimi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar fushatën denigruese të drejtuar kundër radios në gjuhën serbe, Radio Gorazhdeci, me seli në Pejë. Fushata është nxitur nga një artikull i publikuar në portalin SrpskiGlas.rs, i cili bën thirrje për bojkotimin e këtij mediumi me arsyetimin se “janë në shërbim të Kosovës së pavarur.”
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 28.3.2025
Qyteti Pejë
Lloji i incidentit Kërcënimeve kundër medieve dhe organizatave mediale
Nga Kush
Shkelësi / i dyshuari SrpskiGlas.rs
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias Radio Gorazhdeci
Burimi Radio Gorazhdeci
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja e ka dënuar ashpër këtë targetim dhe kërcënimet që rrezikojnë sigurinë fizike të gazetarëve, duke kërkuar që ata të lejohen të punojnë pa frikë dhe pengesa.
Share this Post: