Rastet

Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve Klan Kosova, Prishtinë, 20.12.2025

Policia e Kosovës e ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person që ka bërë një seri kërcënimesh online kundër televizionit Klan Kosova, dhe punonjësve të këtij televizioni.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për çka se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale "Kanosje" në bazë të nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është në fazën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete hetimore së bashku me institucionet e tjera relevante”, thuhet në një komunikim të Policisë së Kosovës.

AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet e rënda dhe të papranueshme që individi V.H ka bërë kundër televizionit, dhe mirëpret reagimin shumë të shpejtë të Policisë së Kosovës, me besimin që rasti do të trajtohet me prioritet.

AGK-ja dënon secilën formë kërcënimi e intimidimi ndaj gazetarëve, që është goditje për lirinë e medias në vend.




Detajet e raportuesit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve Klan Kosova, Prishtinë, 20.12.2025
Rastet Përshkrimi Policia e Kosovës e ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person që ka bërë një seri kërcënimesh online kundër televizionit Klan Kosova, dhe punonjësve të këtij televizioni. “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për çka se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale "Kanosje" në bazë të nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është në fazën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete hetimore së bashku me institucionet e tjera relevante”, thuhet në një komunikim të Policisë së Kosovës.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 20.12.2025
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
Nga Kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari V.H
Lloji i Medias Radio dhe Televizion
Emri i Medias Klan Kosova
Burimi Klan Kosova
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia? Po
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet e rënda dhe të papranueshme që individi V.H ka bërë kundër televizionit, dhe mirëpret reagimin shumë të shpejtë të Policisë së Kosovës, me besimin që rasti do të trajtohet me prioritet. AGK-ja dënon secilën formë kërcënimi e intimidimi ndaj gazetarëve, që është goditje për lirinë e medias në vend.
Share this Post: