Rastet

Kërcënime me jetë ndaj Sbunker, Prishtinë, 25.07.2024

Një sërë fyerjesh dhe kërcënimesh ka pranuar sot redaksia e medias online “Sbunker”, pas publikimit të një shkrimi autorial rreth hapjes së pritshme të urës së Ibrit.

Një llogari, e identifikuar si @AvniR55219 në platformën X, ka lënë këtë mesazh “Gjynah osht mos me ju v*a komplet stafin”.

Thirrjet për vrasjen e gazetarëve janë alarmuese dhe AGK-ja, e dënon në termat më të fortë këtë fushatë kundër kësaj medie.

Kërcënimet ndaj Sbunkerit vijnë në javën kur disa medie në Kosovë janë përballur me linçime publike, e edhe thirrje për dhunë.

AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës që të hetojë të gjitha kërcënimet ndaj jetës së gazetarëve, me seriozitetin e plotë dhe urgjencën më të madhe.




Detajet e raportuesit Kërcënime me jetë ndaj Sbunker, Prishtinë, 25.07.2024
Rastet Përshkrimi Një sërë fyerjesh dhe kërcënimesh ka pranuar sot redaksia e medias online “Sbunker”, pas publikimit të një shkrimi autorial rreth hapjes së pritshme të urës së Ibrit. Një llogari, e identifikuar si @AvniR55219 në platformën X, ka lënë këtë mesazh “Gjynah osht mos me ju v*a komplet stafin”.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri
Gjinia Grup
Data 25.7.2024
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
Nga Kush Në gazetarë nga qytetarët
Shkelësi / i dyshuari
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Sbunker
Burimi X
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Thirrjet për vrasjen e gazetarëve janë alarmuese dhe AGK-ja, e dënon në termat më të fortë këtë fushatë kundër kësaj medie. Kërcënimet ndaj Sbunkerit vijnë në javën kur disa medie në Kosovë janë përballur me linçime publike, e edhe thirrje për dhunë. AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës që të hetojë të gjitha kërcënimet ndaj jetës së gazetarëve, me seriozitetin e plotë dhe urgjencën më të madhe.
Share this Post: