Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Shpresë Hasimi, Pejë, 01.03.2026
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e konsideron të papranueshme dhe e dënon ashpër sjelljen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ndaj gazetares së “Betimi për Drejtësi”, Shpresë Hasimi.
Në pamjet e transmetuara në emision, Muhaxheri (LDK) dëgjohet duke i thënë gazetares “Baju” me nervozizëm dhe duke përplasur derën e veturës zyrtare në të cilën hyn. Kjo ndodhi pasi gazetarja i kishte bërë një seri pyetjesh lidhur me dyshimet për kurdisje në këmbimin e një prone milionëshe në Komunën e Pejës. Muhaxheri nuk i ishte përgjigjur kërkesës zyrtare për intervistë me ekipin në zyrën e tij.
AGK-ja e fton zotin Muhaxheri të kërkojë falje për fjalorin dhe sjelljen e papërshtatshme ndaj ekipit të gazetarëve. AGK-ja gjithashtu e fton kryetarin të ofrojë transparencë të plotë ndaj kërkesave të gazetarëve për raportim mbi tema me interes publik.
Zyrtarët e lartë, si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë lokal, duhet të respektojnë punën e rëndësishme të gazetarëve dhe ligjin për ofrimin e informacioneve mbi vendimet që marrin, të cilat ndikojnë në jetën e qytetarëve.
| Detajet e raportuesit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Shpresë Hasimi, Pejë, 01.03.2026 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e konsideron të papranueshme dhe e dënon ashpër sjelljen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ndaj gazetares së “Betimi për Drejtësi”, Shpresë Hasimi. Në pamjet e transmetuara në emision, Muhaxheri (LDK) dëgjohet duke i thënë gazetares “Baju” me nervozizëm dhe duke përplasur derën e veturës zyrtare në të cilën hyn. Kjo ndodhi pasi gazetarja i kishte bërë një seri pyetjesh lidhur me dyshimet për kurdisje në këmbimin e një prone milionëshe në Komunën e Pejës. Muhaxheri nuk i ishte përgjigjur kërkesës zyrtare për intervistë me ekipin në zyrën e tij. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Shpresë Hasimi |
| Gjinia | Femër |
| Data | 1.3.2026 |
| Qyteti | Pejë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Nga zyrtarët publik |
| Shkelësi / i dyshuari | Gazmend Muhaxhiri |
| Lloji i Medias | Online |
| Emri i Medias | Betimi për Drejtësi |
| Burimi | Betimi për Drejtësi |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja e fton zotin Muhaxheri të kërkojë falje për fjalorin dhe sjelljen e papërshtatshme ndaj ekipit të gazetarëve. AGK-ja gjithashtu e fton kryetarin të ofrojë transparencë të plotë ndaj kërkesave të gazetarëve për raportim mbi tema me interes publik. Zyrtarët e lartë, si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë lokal, duhet të respektojnë punën e rëndësishme të gazetarëve dhe ligjin për ofrimin e informacioneve mbi vendimet që marrin, të cilat ndikojnë në jetën e qytetarëve. |

