Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Vesa Hoda, Prishtinë, 09.03.2026
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, që kanë penguar fizikisht gazetaren e Klan Kosova, Vesa Hoda.
Gazetarja ka provuar të bëjë pyetje për krizën rreth zgjedhjeve të reja pas një ngjarje, kur njëri prej pjesëtarëve të Policisë ka shtyrë fizikisht gazetaren. Kjo është një sjellje e papranueshme dhe minim i punës së gazetarëve dhe mediave.
AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit që mos krijojnë pengesa, por të lejojnë gazetarët dhe mediat që të bëjnë punën e tyre në kërkim të përgjigjeve për tema të interesit publik.
| Detajet e raportuesit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Vesa Hoda, Prishtinë, 09.03.2026 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, që kanë penguar fizikisht gazetaren e Klan Kosova, Vesa Hoda. Gazetarja ka provuar të bëjë pyetje për krizën rreth zgjedhjeve të reja pas një ngjarje, kur njëri prej pjesëtarëve të Policisë ka shtyrë fizikisht gazetaren. Kjo është një sjellje e papranueshme dhe minim i punës së gazetarëve dhe mediave. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Vesa Hoda |
| Gjinia | Femër |
| Data | 9.3.2026 |
| Qyteti | Prishtinë |
| Lloji i incidentit | Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | Sigurimi |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | Klan Kosova |
| Burimi | Klan Kosova |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit që mos krijojnë pengesa, por të lejojnë gazetarët dhe mediat që të bëjnë punën e tyre në kërkim të përgjigjeve për tema të interesit publik. |

