Rastet

Kërcënime të tjera ndaj gazetarit Berat Buzhala, Prishtinë, 12.07.2023

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, e ka publikuar sonte një dokument të brendshëm të Administratës Tatimore të Kosovës me subjekt gazetarin dhe pronarin e portalit “Nacionale”, Berat Buzhala, me të cilin e akuzon atë për shmangie tatimi në vlerë prej 71 mijë Euro.

Buzhala e ka publikuar një vendim të Gjykatës Komerciale të Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit deri në vendosjen e këtij kontesti tregtar-administrativ me vendim përfundimtar të gjykatës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e sheh shumë shqetësues faktin që një dokument i tillë i ATK-së, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave të Qeverisë së Kosovës, është në posedim dhe publikohet nga një deputet i Kuvendit të Kosovës.

AGK-ja, e sheh këtë si presion direkt me qëllim frikësimi dhe hakmarrjeje të partisë në pushtet, ndaj z. Buzhala dhe Nacionales, pas publikimit të serisë së audio-incizimeve të zonjës Mimoza Kusari Lila - Shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, me ish-deputetin e Listës Srpska, Slavko Simiq.




Detajet e raportuesit Kërcënime të tjera ndaj gazetarit Berat Buzhala, Prishtinë, 12.07.2023
Rastet Përshkrimi Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, e ka publikuar sonte një dokument të brendshëm të Administratës Tatimore të Kosovës me subjekt gazetarin dhe pronarin e portalit “Nacionale”, Berat Buzhala, me të cilin e akuzon atë për shmangie tatimi në vlerë prej 71 mijë Euro. Buzhala e ka publikuar një vendim të Gjykatës Komerciale të Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit deri në vendosjen e këtij kontesti tregtar-administrativ me vendim përfundimtar të gjykatës.
Shteti Kosovë
Emri dhe Mbiemri Berat Buzhala
Gjinia Mashkull
Data 12.7.2023
Qyteti Prishtinë
Lloji i incidentit Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve
Nga Kush Nga zyrtarët publik
Shkelësi / i dyshuari Mefail Bajqinovci
Lloji i Medias Online
Emri i Medias Nacionale
Burimi Facebook
Prokurori Publik
Gjyqësor
Statusi gjyqësor
Përfundimi ligjor
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
A është raportuar incidenti tek policia?
A është raportuar incidenti në prokurori?
Reagimi i asociacionit të gazetarëve Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e sheh shumë shqetësues faktin që një dokument i tillë i ATK-së, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Financave të Qeverisë së Kosovës, është në posedim dhe publikohet nga një deputet i Kuvendit të Kosovës. AGK-ja, e sheh këtë si presion direkt me qëllim frikësimi dhe hakmarrjeje të partisë në pushtet, ndaj z. Buzhala dhe Nacionales, pas publikimit të serisë së audio-incizimeve të zonjës Mimoza Kusari Lila - Shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, me ish-deputetin e Listës Srpska, Slavko Simiq.
Share this Post: