Rastet

Raste të gjetura 418

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Shpresë Hasimi, Pejë, 01.03.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e konsideron të papranueshme dhe e dënon ashpër sjelljen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ndaj gazetares së “Betimi për Drejtësi”, Shpresë Hasimi. Në pamjet e transmetuara në emision, Muhaxheri (LDK) dëgjohet duke i thënë gazetares “Baju” me nervozizëm dhe duke përplasur derën e veturës zyrtare në të cilën hyn. Kjo ndodhi pasi gazetarja i kishte bërë një seri pyetjesh lidhur me dyshimet për kurdisje në këmbimin e një prone…

Read More

Sulme ndaj mediave dhe organizatave mediale, Reporteri, Prishtinë, 01.03.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar për një seri sulmesh të organizuara kibernetike ndaj mediave sociale të medias online, Reporteri.Net në 48 orët e fundit. Si pasojë e sulmeve faqet në Instagram (përkohësisht) dhe në Facebook të kësaj media janë mbyllur. Drejtuesit e saj kanë konfirmuar se kërcënimet po vijnë nga një numër telefoni me bazë në Kanada. Udhëheqësit e Reporteri.Net tashmë e kanë lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës, dhe AGK-ja i bën…

Read More

Sulme aktuale ndaj gazetarëve, Alaudin Hamiti, Prishtinë, 21.02.2025

AGK-ja e regjistron me shqetësim sulmin fizik ndaj Alaudin Hamtit nga Klan Kosova, për të cilin është raportuar. Sulmet si kjo, janë të papranueshme dhe e ftojmë Policinë e Kosovës si edhe Prokurorinë për hetim të mënjeheshëm për të zbardhur rrethanat e rastit dhe sjellur para drejtësisë autorin.

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Hana Marteti dhe Edina Avdiu, Prishtinë, 15.02.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është thellësisht i shqetësuar për vendimin e menaxhmentit të Transmetuesit Publik, RTK për të mos vazhduar kontratat e punës për dy gazetare, Hana Marteti dhe Edina Avdiu. AGK-ja konsideron se mosvazhdimi i angazhimit të tyre në RTK, lidhet direkt me punën e tyre profesionale dhe mosgatishmërinë për t’iu nënshtruar presionit dhe për të bërë kompromise në raportim profesional. Mosvazhdimi i kontrateve pa vlerësimin e punës i ka të…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Kron Sadiku, Prishtinë, 07.02.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar për një kërcënim që ka shkuar në adresë të Kron Sadikut, pjesë e televizionit Klan Kosova. Kërcënimin e marrë për shkak të punës së tij në një emision, ai e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës. AGK-ja dënon çdo lloj forme kërcënimi apo frikësimi ndaj punonjësve të mediave dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe organeve të drejtësisë që ta hetojnë rastin me prioritet.

Read More

Kërcënim kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Nacionale dhe Betimi për Drejtësi, Gjilan, 30.01.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), dënon ashpër kërcënimin serioz që kanë marrë në Gjykatën e Gjilanit, dega në Viti ekipet e mediave online, Nacionale dhe Betimi për Drejtësi. Gazetarja dhe kameramani i Nacionales, Eriola Cacaj dhe Drilon Namani si dhe gazetari i “Betimi për Drejtësi”, Flamur Kabashi janë kanosur brenda sallës së gjyqit, në përfundim të një seance për kontest pronësor. Sipas dëshmisë së gazetarëve, kërcënimi ka ardhur nga pjesëtari i njërës prej…

Read More

Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Kushtrim Sadiku, Prishtinë, 28.01.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësim për nivelin alarmues të kërcënimeve të rënda me jetë, që ka marrë në ditët e fundit, gazetari i Kanal 10, Kushtrim Sadiku. Sadiku i ka paraqitur kërcënimet në Policinë e Kosovës dhe AGK-ja i fton organet e sigurisë për hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe ofrim të mbrojtjes për shkak të cenimit të sigurisë fizike të tij dhe familjes. AGK-ja e fton publikun që diskutimi për përmbajtjen e materialit të transmetuar të…

Read More

Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Lirim Mehmetaj, Prishtinë, 21.01.2026

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me kërcënimin e rëndë me vrasje ndaj gazetarit dhe themeluesit të Vox Kosova, Lirim Mehmetaj. Një koment kërcënues në Facebook ndaj tij, mes tjerash, thotë: 3 okfira me ti shpraz nlul tballit frik e kie. AGK-ja e dënon ashpër këtë gjuhë dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë që të ndërmarrin masa urgjente për identifikimin dhe lokalizimin e personit në fjalë dhe ta mbajë përgjegjës për…

Read More

Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve Klan Kosova, Prishtinë, 20.12.2025

Policia e Kosovës e ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person që ka bërë një seri kërcënimesh online kundër televizionit Klan Kosova, dhe punonjësve të këtij televizioni. “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është arrestuar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për çka se i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale "Kanosje" në bazë të nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është në fazën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete hetimore së…

Read More

Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve, Saranda Aliu, Prishtinë, 16.12.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e dënon ashpër kërcënimin dhe gjuhën fyese të përdorur ndaj gazetares Saranda Aliu, gazetare në emisionin Kiks Kosova në Klan Kosova, gjatë ushtrimit të detyrës së saj. Aliu është kërcënuar nga një burrë, që ishte subjekt i raportimit për dhunë në familje. Sipas njoftimit të pranuar nga gazetarja, rasti ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, gjatë një telefonate profesionale, ku ajo është përballur me kërcënime serioze dhe gjuhë degraduese…

Read More

Kërcënime kundër medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 04.12.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon fuqishëm gjuhën e papërgjegjshme, sulmuese dhe shumë të rrezikshme të anëtarit të KQZ-së, Sami Kurteshi, nga partia politike Vetëvendosje. Kurteshi, në një reagim publik, e quajti AGK-në “Aleancë të Grupeve Kriminale” dhe listoi një sërë mediash, që sipas tij operojnë si “vrasës me pagesë”. Këto akuza, përveç që janë të pabaza, paraqesin rrezik real për sulme të mundshme në të ardhmen ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të mediave…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Prishtinë, 02.12.2025

AGK-ja është e shokuar me sjelljen agresive dhe dënon ashpër cenimin fizik të gazetarëve nga ana e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi. Kjo sjellje është e papranueshme dhe AGK i bën thirrje KQZ-së që të ofrojë kushte për raportim të papenguar të gazetarëve. Zoti Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe Vetëvendosje duhet ta ndalojë këtë praktikë.

Read More

Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 25.11.2025

Gazetarët dhe ekipet e mediave kanë hasur në vështirësi për të ndjekur protestën e transportuesve në Prishtinë, në ditën e dytë të mosfunksionimit të Trafikut Urban. Një në video të publikuar nga Koha.net shihet se si Ilmi Gashi, përfaqësues i Sindikatës së Trafikut Urban, pengon fotoreporterin, Driton Paçarada ta bëjë punën e tij. AGK-ja dënon këtë pengim të punës së lirë të mediave, dhe i fton të gjitha palët që të respektojnë punën e rëndësishme të gazetarëve për…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Leonard Kërquki, Prishtinë,12.11.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e vlerëson si të papranueshëm dhe të padinjitetshëm për postin që mban, sulmin me gjuhë të ulët të zëvendëskryeministres në detyrë, Donika Gërvalla, ndaj Televizionit 7 dhe gazetarit Leonard Kërquki, autor i emisionit Pressing. AGK-ja dënon ashpër një fjalor të tillë nga një zyrtare e lartë e shtetit, që synon të minojë punën e televizionit dhe gazetarit, në një medium ku ajo vetë ka dhënë intervistë. AGK-ja i fton zyrtarët e…

Read More

Sulme ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 29.10.2025

Kandidati i partisë politike Vetëvendosje për komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci ka vazhduar sulmet e ulëta dhe të papranueshme kundër TV Dukagjinit, nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale. Duke iu kthyer Exit-Pollit të 12 tetorit, Peci e ka quajtur mes tjerash TV Dukagjinin si “qendra operative e ndërmarrjes kriminale”. AGK-ja e konsideron komunikimin e Pecit si thellësisht të papërgjegjshëm, dhe akuzë me potencial shumë të rrezikshëm. Është e papranueshme që…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve të Tëvë1, Zveçan, 16.10.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar për një incident gjatë ditës në veriun e Kosovës, kur një ekip i televizionit Tëvë1 është përcjellur dhe kërcënuar. Gazetari Venhar Isufi dhe kameramani Valmir Gashi kanë raportuar se ata janë ndjekur nga një veturë e tipi Audi A4, ngjyrë e zezë e cila është ndaluar para objektit të komunës së Zveçanit, dhe aty një person u ka thënë "nëse donin foto me zyrtarin policor, G.K", për të cilin kishte një raport televiziv një natë…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Prishtinë, 15.10.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është thellësisht i shqetësuar me paralajmërimin e kandidatit të Vetëvendosjes për komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci se do të padisë disa gazetarë për shkak të publikimit të exit-polleve. AGK-ja e vlerëson paralajmërimin për padi kriminale ndaj gazetarëve si përpjekje e hapur për intimidim dhe pengim të punës së tyre si gazetarë. Ky akt i zotit Peci është sulm brutal ndaj lirisë së raportimit në Kosovë, dhe përpjekje për të…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, Prishtinë, 13.10.2025

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e sheh me shqetësim deklaratën publike të kryetarit të Vetëvendoejs, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për hetim nga ana e “organeve të drejtësisë dhe sigurisë”, pas publikimit të exit polleve nga tri televizione, për zgjedhjet lokale. Mediat në Kosovë kanë respektuar Ligjin për Zgjedhjet dhe rregulloren e KPM-së, dhe nuk kanë postuar asnjë Exit Poll, para orës 19:00, deri në momentin kur janë mbyllur qendrat e votimit.

Read More

Kërcënime të tjera ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 10.10.2025

Në takimin e së enjtes, KQZ ka dështuar të miratojë akreditimin edhe për një numër të vogël të medieve në gjuhën shqipe. Në mesin e tyre janë edhe Reporteri.Net me bazë në Prishtinë dhe Mitropol në Mitrovicë. AGK-ja e kundërshton mosakreditimin e këtyre medieve, pa asnjë bazë dhe pa asnjë shpjegim dhe e fton PZAP ta rrëzojë vendimin e KQZ-së. Vendimi i KQZ-së për të mos miratuar akreditimin e asnjë medie në gjuhën serbe, dhe të disa medieve në gjuhën shqipe dhe media…

Read More

Kërcënime të tjera ndaj medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 09.10.2025

Ascoiacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është thellësisht i shqetësuar me vendimin e paprecedent të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos akredituar asnjë media në gjuhën serbe për përcjelljen e zgjedhjeve të 12 tetorit. Kërkesat për akreditim si vëzhgues të dhjetëra mediave në gjuhën serbe nga Kosova, janë refuzuar në bllok gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së. Nga diskutimet e anëtarëve në mbledhje, refuzimi duket i natyrës politike dhe etnike. AGK-ja e sheh…

Read More