Pengim në kryerjen e detyrës, Ferizaj, 9.2.2025
Te dielën në Ferizaj, pas orës 22:00, gazetaret Saranda Aliu dhe Gremisa Latifi u penguan për ta kryer punën e tyre nga aktiviste të LVV-së. Të njëjtat provuan të shkojnë te selia e këtij subjekti politik, mirëpo atyre u beri rezistence njeri nga anëtaret, duke ju thënë: “S’keni vend këtu, duke ua mbyllur edhe derën e zyrës. I njëjti doli jashtë edhe u beri me dije të tjerëve që po festonin se kush jemi ne. “O njerez kete janë t’Klanit” e si pasojë ata u vërsulen me britma, fyerje e sharje duke na pamundësuar ta kryenim punën tonë.
| Detajet e raportuesit | Pengim në kryerjen e detyrës, Ferizaj, 9.2.2025 |
|---|---|
| Rastet Përshkrimi | Të dielën në Ferizaj, pas orës 22:00, gazetaret Saranda Aliu dhe Gremisa Latifi u penguan gjatë raportimit pranë selisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Teksa tentuan të afrohen, njëri nga aktivistët u bëri rezistencë duke u thënë “S’keni vend këtu” dhe duke ua mbyllur derën e zyrës. Më pas, i njëjti doli jashtë dhe njoftoi të pranishmit duke thirrur: “O njerëz, këta janë t’Klanit.” Kjo shkaktoi reagime të ashpra, me britma, fyerje dhe sharje nga turma, duke ua pamundësuar gazetareve të vazhdonin punën e tyre. |
| Shteti | Kosovë |
| Emri dhe Mbiemri | Saranda Aliu dhe Gremisa Latifi |
| Gjinia | Grup |
| Data | 9.2.2025 |
| Qyteti | Ferizaj |
| Lloji i incidentit | Sulme aktuale ndaj gazetarëve |
| Nga Kush | |
| Shkelësi / i dyshuari | |
| Lloji i Medias | Radio dhe Televizion |
| Emri i Medias | Klan Kosova |
| Burimi | Email nga Klan Kosova |
| Prokurori Publik | |
| Gjyqësor | |
| Statusi gjyqësor | |
| Përfundimi ligjor | |
| A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
| A është raportuar incidenti tek policia? | |
| A është raportuar incidenti në prokurori? | |
| Reagimi i asociacionit të gazetarëve | Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje të gjithë akterëve politikë dhe mbështetësve të tyre që të respektojnë punën e gazetarëve dhe të mos pengojnë raportimin e tyre. Çdo formë e presionit, fyerjeve apo ndërhyrjes në punën e mediave dëmton lirinë e shprehjes dhe të drejtën e publikut për informim. Kërkojmë nga autoritetet që të sigurojnë kushte të sigurta për gazetarët në terren. |

